Home Kult/Arsim Anisë Murseli nga Gjilani pranohet në tri universitete të njohura amerikane

Anisë Murseli nga Gjilani pranohet në tri universitete të njohura amerikane

1306
0

Kjo vajzë e mrekullueshme ka arritur që në një konkurrencë të madhe prej 35.220 kandidatëve të tregojë dije e kreativitet të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e tri universiteteve të njohura, duke ndritur veten, familjen dhe vendin e vet, Kosovën.


Në një njoftim të publikuar nga Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë, ku Anisa ndjek mësimet e matematikës, thuhet:

Nxënësja Anisë Murseli në Gjimnazin tonë na ka bërë më se krenarë sot, kur na kumtoi lajmin për pranimin e saj në tri Universitete prestigjioze në SHBA. Në një konkurrencë të jashtëzakonshme, ku aplikuan 35.220 kandidatë nga e gjithë bota, Anisa arriti ta dalloj vetën dhe të sigurojë vendin e saj në klasën e vitit 2024 me rreth 1500 studentë. Ajo fitoi bursë 100% për 4 vite të studimit në të gjitha këto Universitete: Amherst College, ëilliams College, dhe Yale University.


Kjo nuk është hera e parë që Gjimnazi jonë shfaq arritje kaq të larta gjatë këtyre 6 viteve që nga themelimi i tij. Kemi përgatitur e nxjerrur kuadro energjike, kreative, dhe vizionare, gjë që edhe është synimi jonë kryesor, i Ministrisë së Arsimit në Kosovë dhe i Universitetit të Prishtinës.


I urojmë nxënëses sonë, Anisës, shumë suksese dhe shpresojmë se do ta vazhdojë rrugën e saj me këmbëngulje e pasion, duke përfaqësuar kulturën e traditën tonë me dinjitet!, është theksuar në njoftimin e Gjimnazit të Specializuar Matematikor të Prishtinës për sukseset e Anisës.
Ndërkaq, babai i Anisës, Zijadin Murseli, i cili është profesor i matematikës në Gjilan, është shprehur, gjithsesi, i entuziazmuar me suksesin e vajzës.

. “Për fat të mirë, jo vetëm dy studentë kosovarë por tre. Vajza ime, Anisë Murseli, u pranua në Yale University Class of 2024 me bursë të plotë 335,000$ për 4 vite studimi. Është i mrekullueshëm rezultati i këtyre të rinjëve nga Kosova dhe shpresojmë që të kenë sukses të mëtutjeshëm!, ka shkruar në FB profesor Zijadin Murseli.


Secili nga ne duhet të jemi krenar me sukseset e Anisës. Suksesi i Anisës na nderon ne dhe gjithë rininë dhe vendin tonë. Suksese Anisë!

N.B. /Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here