Home Kronika Aty ku i shërbehet shëndetit…/Qendra e vaksinimit në Gjilan, sot/

Aty ku i shërbehet shëndetit…/Qendra e vaksinimit në Gjilan, sot/

62
0

Gjithçka është e organizuar në mënyrë perfekte…

Qendra e vaksinimit në Gjilan çdo ditë ofron shërbime për qytetarët. Aty punohet me përkushtim dhe në nivelin më të lartë të mundshëm. Çdo gjë shkon mirë e mbarë, pritjet minimalisht të vogla, ndoshta 10 minuta.

Stafi që kryen punën e vaksinimit i papërtueshëm; aty ka mjekë, infermierë, punëtorë të tjerë ndihmës të këtij procesi aq të rëndësishëm.Fillimisht, në hapësirën e madhe e të bukur të palestrës sportive, është tavolina e regjistrimit, ku merren shënimet e nevojshme dhe pastaj te pjesa e pritjes dhe të thirrin për të marr vaksinën.

Stafi aty të pyet me shumë mirësi e respekt nëse ke ndonjë problem shëndetësor, pastaj jipet vaksina dhe merr menjëherë certifikatën e vaksinimit. Rekomandohet pushim prej 15 minutave.

Sot, në orën 16:00, gjendja dukej si në foto, gjithçka funksiononte sikur sahati i Zvicrës!Vaksinën po e merrnin edhe pjestarët e pakicave. Një grua serbe sapo u vaksinua, para meje e kishte radhën.

U informuam se deri me tani janë vaksinuar 75 mijë qytetarët me dozën e parë dhe 30 mijë qytetarë me dozën e dytë. Si ndihesh, më pyeti kryesori në Qendrën e vaksinimit. – Mirë,-i thash, sepse ashtu ndihesha.

Aq bukur ishte në atë qendër sa i bëra pyetje vetes, pse nuk i shohim gjërat e mira por vetëm për keq e për dreq jemi të prirur.

Shikojeni të bukurën se ndodhet kudo, vetëm duhet ta shikoni me mendje të mirë e me sy të mirë!Ju lumtë të gjithë juve që jeni duke bërë këtë punë aq të mrekullueshme në vaksinimin e qytetarëve dhe atyre që kanë bërë këtë organizim kaq të përkryer.

P.S._Duke qenë se po afrohen ditët e ftohta, duhet të mendohet për një hapësirë tjetër më të ngrohtë ku ekipi i mjekëve, infermierëve dhe pjesa teknike që ndihmon procesin e vaksinimit, të kryejnë punën me sukses si deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here