Home Extra “Bab, ti je heroi im sa të jetë jeta!” – kështu e...

“Bab, ti je heroi im sa të jetë jeta!” – kështu e kujton Agnesa Krasniqi, babain e saj…

67
0

Vajza e madhe Agnesa A. Krasniqi e ka kujtuar sot babain e saj, Aziz Krasniqi, nga fshati Tugjec i Kamenicës, i cili u nda nga jeta në ditën e sotme të një viti më parë, me 8 maj 2020.
Aziz Krasniqi ishte jo vetëm një prind shembullor, i cili arsimoi dhe edukoi tre fëmijët e tij, dy vajza, Agnesa dhe Alma dhe djalin Ramizin, por ai kontribuoi edhe për lagjen e tij dhe fshatin.
Azizi Ishte kryetar i Këshillit të prindërve dhe i Këshillit të shkollës në Shkollën fillore “Nuhi Berisha” në Tugjec.

Ishte njeri i urtë, me kulturë, ishte njeri shembullor.

Agnesa në përkujtimin e babait të saj, në njëvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, shkruan:
“53 vite sot i bëre babi, heroi im! Sot është ditëlindja jote që po e pres pa ty, që kurrë nuk kisha besuar as menduar.
Ditëlindja jote e parë që nuk je pranë neve; po jetojmë vetëm me kujtimet më te bukura që patem së bashku, por brenda këtyre kujtimeve kam shumë mall për ty.
Ah sikur të ishe e të përqafoja fort e tē them: Urime ditëlindjen bab!
Ah sikur të ishe e të festojmë së bashku edhe shume ditëlindje tua!
Ah bab, sa shumë më mungon çdo ditë, çdo sekond te jetës sime!
Ashtu si një lule e rrallë që çel vetëm një herë, erdhe në këtë botë për të na mahnitur, për të na dhuruar ngjyra e emocione që as vdekja nuk i shuan!
Thinjat e flokëve të tu të buta i shoh shpesh në bisedat tona të pamundura, lëkurën e faqeve të tua e përkëdhel kur jam e mërzitur, aromën tënde kur të përqafoja nuk e kam harruar dhe sytë e tu që falshin gjithmonë dashuri,
gëzim që gjithëherë e mbushte zemrën time, buzëqeshja jote më jepte siguri…
Jemi më fat që kemi pasur një baba si ty. Sa mall kemi sot për ty, në ditëlindjen tënde!
Do te jem përherë falendëruese dhe mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për ne deri në frymën time të fundit.
Te duam përjetësisht! 😥😢❤️🙏💕
Je dhe do të mbetesh gjithmonë dashuria dhe krenaria ime e përjetëshme!😢❤️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here