Home Lajmet Bleu gazetarë dhe pagoi sondazhe të porositura për partinë dhe qeverinë ...

Bleu gazetarë dhe pagoi sondazhe të porositura për partinë dhe qeverinë tij, kancelari austriak dha dorëheqje

74
0


Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, thanë prokurorët anti-korrupsion.

Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.

Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve të porositura dhe mbulimit të favorshëm për të.

“Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur nën hetime Sebastian Kurzin, nëntë të tjerë dhe tri organizata, nën dyshimet për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet”, tha përmes një deklarate kjo zyrë.
Pas nisjes së hetimeve, kancelari austriak ka dhënë dorëheqje nga posti i tij shtetëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here