Home Dikur/dje dhe sot/ Dasmat e Gjilanit në vitet 1975-1999 – një histori dhe traditë me...

Dasmat e Gjilanit në vitet 1975-1999 – një histori dhe traditë me shumë episode…/Kthimi në kohë/38/

126
0

Kush ishin muzikantët më të mirë të kohës? Ku organizoheshin dasmat? Ku blenin rroba nusërie? Si e përgatitnin vajzat çeizin e martesës? Cilat modele veturash përdoreshin atëherë në dasmë?
Ishte një kohë me shumë nuanca, me shumë ngjyra, edhe e turbullt, por dasmat nuk ndalen as nuk duhet të ndalen kurrë. Jeta ka orën e vet, ajo nuk pushon, siç nuk pushuan kurrë as dasmat, as kënga…

Lexo në vazhdim…

Gjilan, 26 prill 2021 – Qyteti dalngadal zgjerohej e mbushej me banorë. Lagjet ‘Çenar Çezme’ dge ‘Gavrani’ dita- ditës shtoheshin me numrin e shtëpive. Nexharije defexhikja ishte yll i muzikës për dasma në mesin e femrave. Rabia e Çelebia ishin shoqet e saj në muzikë. Duhej siguruar herët defexhiket. Mësitet si menaxher futbolli kryenin detyrën e tyre, kishte femra dhe meshkuj që kryenin mësitnin, aty-këtu dikush pa mësitni e kryente punën. Në modë ishin mësuesit, mjekët, oficerët dhe faktorët e politikës. Qyteti filloi të mbushej me automobila: fiqa, fiata, 101, Lada, ndonjë automobil luksoz ishte gjë e rrallë, si Pezho, 504 që i kishin dr. Remziu dhe dr. Trajko. Dasmat zakonisht bëheshin në shtëpia, fillonin që në ditën e mërkuerë me të afërmit e familjes, pastaj në ditën e enjte grumbulloheshin femrat, dikush që kishte gramafon “Portorozh” lëshonte ndonjë singël pllake me këngë popullore.

Zakonisht dasmat bëheshin të shtuneve, qëë të mund të pushonin ata që ishin në punë të shtetit. Të marteve kolona e vajzave të veshura bukur shkonin te shikonin çeizin në shtëpinë e bashkëshortit. Komentet në rrugë sikur në studiot televizive sot, ku nuk dihet rendi kush po flet e kush po dëgjon.

Me 1975 axha Namoni martoi djalin, muzika përpara, ndërsa Dani me dash në shpinë, automobiliat të mbushur me gra dhe burra. Kolona kaloi qendrës, arriti te Xhamia e Vogël, në rrugën e Beogradit ku zbritën gratë, ndërkohë që muzika shkonte në qiell. Ishte kjo dasmë e parë e cila u xhirua me kamerë duke përdorur filmin 5mm.
Serbët dasmat i bënin në oboret e tyre, duke renditur kolonen e tavolinave të mbushur me mish, raki shtëpie, birra… Zakonisht të pranishmit në dasmë uleshin bashkë.


Romët i bënin dasmat më të mira në qytet në vitet e 80-a, rruga në ‘Karadak mëhallë’, ose në mëhallën e Masuricës, prapa Stacionit të Autobusëve mbushej me romë që kishin veshur dimia, muzika me altoparlanta ushtonte në qytet, qytetarët në kolona shkonin të vizitonin xhymbyshin. Xhevati dhe Bekteshi ishin të njohur për muzikën me harmonikë, klarineti qante qiellin! Disa rome veshin fustanat me lule, disa me dimia kristal tregonin aftësinë për vallëzim. Shpeshherë këto gra të ‘Karadak mëhallës’ defilonin nëpër sokakun e mëhallës sime për të shkuar te ‘mëhalla e Masuricëve’. Të gjithë muzikantët e kësaj kohe ishin romë.


Në hotel “Kristal”, Arifja me këngën e saj kishte hiponotizuar meshkujt me muzikë shqipe dhe turke. Hoteli në mbrëmje ishte i mbushur. Burrat i kishin ‘harrue’ bashkëshortet në shtëpi.


Në vitin 1985, dasmat filluan të bëheshin në restoranin “Mladost” dhe në hotelin “Kristal”. Në mes të hotelit, fontana, afër fontanës grupi muzikor. Elita gjilanase filluan t’i bëjnë dasmat në hotel, ku Shkuri Avdullahu – Shuka ishte kryesori në shërbim të mysafirëve, ndërsa femrat filluan të prezantojnë modën. Zakonisht vallet dorë për dore i luanin së bashku meshkuj dhe femra. Filluan edhe grupe me muzikantë turq dhe shqiptarë. Grupi “Dogru Yoll”, “Gerqeku” nga Prishtina me Agim Godancën.
Para dasmës, për nuse shkonin me ble rrobe nusërie, si çeiz, dhurata… në Shkup, Prizren, pastaj edhe në Turqi.


Vajzat, i punonin në shtëpi goblenat, si “Pastoralja”, “Muzgu”. Gjatë marrjes së nuses disa vajza të reja hapnin dritaretet e automobilit, tregonin goblenat dhe pjesë të çeizit.
Jeta në vitet e 90-a filloi me turbullira, lufta në Kroaci, Bosnjë, por dasmat nuk ndaleshin, ahengjet dasmore deri në fyt!.


Punëtorët largoheshin nga puna, korzoja u nda, të rinjtë shqiptarë kaluan në Gavran. Jeta filloi të ketë ngjyra të reja, shumë herë me kontraste të pakuptueshme!
Kështu, Gjilani u bë i çuditshëm; me një anë papunësia e madhe, në anën tjetër dasma luksoze. Mërgata edhe atëherë sikur edhe sot ndihmonte familjet këtu
Në Bosnjë luftë, në qytet protesta. Ndoshta, ‘baba’ Vanga më së mirii e kishte kuptuar këtë ekuacion të jetës.


Kështu ishte dikur, secila kohë i ka ritmet e veta, zakonet e veta, mënyrën e vetë të jetës e të organizimit. /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here