Home Extra Dr. Shevqeti sot ka mbushur 43 vite punë në profesionin e mjekut…

Dr. Shevqeti sot ka mbushur 43 vite punë në profesionin e mjekut…

179
0

Ai vazhdon të punojë edhe sot…

Ai shkruan se këtu e 43 vite më parë, pikërisht me 2 tetor 1978, ka nisur punën si mjek.
Me 2 tetor 1978, ishte dita ime e parë e punës si mjek në Shtëpine e Shëndetit në Gjilan.

Me kujtohet ordinanca e dytë në katin e dytë ku fillova të punoj. Atë ditë si mjek punonin dr. Xhevat Shkodra, dr.Mehmetali Azemi, dr. Dragan Marinkoviq, dr. Mile Milanoviq dhe dr. Zoran Sharac. Drejtor ishte dr. Jusuf Ismaili, infermier kryesor ishte Xhylishen Murati.

Me 2 tetor 1978 isha mjek i ri, fizikisht shumë i dobët, askush nuk besonte se kaq i ri mund të isha mjek, dëgjoja nëpër koridore se “ka ardhur një mjek i ri nga Beogradi, ka qenë student i mirë, është djali i axhës Ramush që punon në kombinatin e tekstilit.
Kështu pra dukej dita ime e parë në Shtëpi të Shëndetit në Gjilan me 2 tetor 1978.
Kështu kaluan 43 vjet si mjek, ka rikujtuar dr. Shevqeti ditën e parë të punës.
Kështu është jeta, rrjedh sikur ujë në lumë.

Do theksuar se dr. Shevqeti edhe pas kaq vitesh vazhdon të punojë në fushën e urologjisë në ordinancën e tij urologjike, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Në të njëjtën kohë dr. Shevqeti është kronisti i mrekullueshëm për të djeshmën dhe të sotmen e Gjilanit dhe të Anamoravës, pra një publicist shumëdiemsional, një erudit i vërtetë. /Për botim, editori: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here