Home Sport Drita dhe Gjilani e përfaqësojnë Kosovën në Evropë

Drita dhe Gjilani e përfaqësojnë Kosovën në Evropë

139
0

Java e fundit e Superligës së Kosovës në Futboll

Drita kampione e Gjilani nënkampion të Kosovës në futboll do ta përfaqësojnë vendin tonë në Champions League dhe në Europa League

Skuadrat gjilanase kanë zënë dy vendet e para në tabelë, Drita u bë kampione që javën e kaluar pas barazimit në Gjilan ndërmejt Gjilanit e Ballkanit, e sot zyrtarisht, ndërsa Gjilani pasi mposhti sot në Prishtinë Flamurtarin tuboi 68 pikë aq sa ka edhe Drita dhe kapi pozitën e dytë. Drita u bë kampione pasi në duele direkte me Gjilanin ka bilanc më të mirë.

Kështu që, këtë vit qyteti i Gjilanit do të përfaqësohet e prezantohet në Evropë me dy skuadrat e saj: Drita në Ligën e Kampionëve dhe Gjilani në Ligën e Evropës, ndërsa kësaj të fundit do t’i bashkangjitet edhe njëra nga fituesit e ndeshjes për Kupën e Kosovës që zhvillohet të mërkurën në mes të Ballaknit dhe Prishtinës.

Rezultatet e javës së fundit:


Drenica 1 : 0 Dukagjini
Vushtrria 5: 3 Llapi
Ferizaj 2 : 4 Feronikeli
Trepça ’89 2 : 1 Prishtina
Flamurtari 0 : 1 Gjilani
Ballkani 2 : 1 Drita

Ndërkaq, statusin e Superligës për stinorin e ri e kanë humbur:
Vushtrria, Dukagjini, Ferizaji dhe Drenica, të cilat në edicionin e ri 2020/21 do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here