Home Dikur/dje dhe sot/ Dy të rinjë në foto përçojnë mesazhin e jetës! /Gjilani në vitin...

Dy të rinjë në foto përçojnë mesazhin e jetës! /Gjilani në vitin 1963/ 52/

171
0

Gjilan, 14 maj 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1963. Foto nga kodra e Popovicës, dy të rinjë përçonjë mesazhin e jetës. Ata, përmes kësaj fotoje, vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe sot, pas plot 58 vitesh, nuk e dimë nëse janë gjallë.

Kush bën foto sot nga natyra, ndërsa dominojnë fotomesazhe nga dreka e darka…Ndërkaq, në jetën e përditshme vlojnë si miza në m…fjalët plotë përçarje e urrejtje, inate e injorancë, egoizëm e interesa materiale, ndërkohë që për dashni, respekt, mirëkuptim e solidaritet ndërnjerëzor mund të flitet vetëm në kohën e kryer, pra na ishin e nuk janë sot. Kjo, pra, është ‘kultura’ e sotme!

Edhe kur përshëndetesh me cilindo fiton përshtypje se je duke folur me një armik; kudo sheh njerëz me mrrola, të mbushur me injorancë dhe me një botë shpirtërore të pa zbërthyeme të pakutueshme, gjithsesi të ndotur; shikon në çdo cep, në jetën publike e në jetën institucionale, njerëz hipokrit, mendjemëdhenjë, me kokën përpjetë e pa asnjë vlerë profesionale, diturore e njerëzore, të palexuar e të padijshëm, njerëz që manifestojnë formë por nuk kanë përmbajtje, nuk kanë vlera!

Këta të rinjë në foto u lindën në kohën e duhur, u rritën e jetuan në kohën e duhur, vetë pamja e tyre, veshja e tyre tregon karakterin e njeriut të kohës, etikën e veshjes, kulturën, urtësinë e tyre.Sot, ndërkaq, shohim një veshje karikaturale, pothuaj të shëmtuar të një kategorie shoqërore, duke përfshirë edhe një pjesë e atyre që edukojnë e arsimojnë fëmijë nëpër shkollat tona, ndërsa të tillët duken jo si edukatorë por si ‘giliptera’ e ‘rrugeçër’…! /Foto: dr. Shevqeti, teksti: Nexhat Buzuku/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here