Home Sport Dy xhiro para përfundimit të Superligës së Kosovës në Futboll: A do...

Dy xhiro para përfundimit të Superligës së Kosovës në Futboll: A do ta shkruajnë skuadrat gjilanase historinë e re të futbollit të Gjilanit e Kosovës? Evropa kurrë më afër!

319
0

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI /Arenapress.info/


Java e parafundit parashihet të jetë ‘fatale’ për ndonjërën nga tri skuadrat pretendente për titull, meqë në rast të dështimit të ndonjërës nga këto ekipe, gjasat për titull dhe dalje në Evropë do të shuhen përfundimisht.


Pavarësisht disfatës së Dritës, ndaj rivalit lokal Gjilanit, të dielen e kaluar, megjithatë, Drita edhe më tej mbetet të paktën në letër favoriti kryesor për titull, meqë ka vetëm një pikë më shumë se përcjllësi i dytë Gjilani dhe dy më shumë se përcjllësi i tretë Ballkani.
Drita është nikoqir i Drenciës dhe në rast se fiton, atëhërë skuadra bardhekaltër do të shkojë në kuotën e 68 pikëve dhe, sërish, do t’i prijë tabelës së klasifikimit deri në javën e fundit, kur do të udhëtojë drejt Suharekës për t’u takuar me Ballkanin.

Skuadra tjetër gjilanase, Gjilani, ka vetëm një pikë më pak se Drita dhe këtë të mërkurë e pret rivalin e drejpërdrejtë Ballkanin. Një kryesfidë e vërtetë që gjithçka do të sqarojë më pas. Në rast se kuqebardhët e Gjilanit e mposhtin skuadrën mysafire, atëherë me këtë rast vulosin daljen për herë të parë në Evropë dhe presin ndonnë gabim eventual të Dritës në Suharekë, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni. Ndërsa, disfata e Bllakanit nga Gjilani, e eleminon ate nga rruga për Evropë dhe për titull.

Rrjedhimisht, nga këto tri ekipet e para të radhitura aktaulisht në tabelë, dy skuadrat gjilanase janë më afër se kurrë daljes në Evropë dhe këtë mundësi e kanë kryekëputë në duart e tyre.

Prandaj, duhet të jenë shumë të vëmendshme, pa ndonej gafë, që nuk do të falet. Në kë këtë synim final duhet të jenë të përqëndruara maksimalisht në këto dy xhiro, të motivuara dhe displinuara tej mase, serioze dhe profesionale, ambicioze dhe racionale, si dhe të mbështetura nga të gjithë sportdashësit, kudo që janë.

Dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, këtë edicion nuk prodhuan vetëm spektakël të një derbi lokal, por me formën e treguar deri më tashti dëshmuan se janë një aset i vecantë, jo vetëm për Gjilanin, por edhe për mbarë vendin tonë.

Gjilani si qytet e meriton përfaqësimin në Evropë, pikërisht me këto dy skuadra, sepse këto klube tashmë kanë organizim dhe menaxhim të mirë brenda tyre.

Koha nuk përsëritet gjithmonë, as shanset jo! Vazhdojmë përpara, në kërkim dhe realizim të synimit… A do të bëjë qyteti i Gjilanit historinë e futbollit, mbetet të shihet të mërkurën.

/Autori i shkrimit është publicist, një kohë ishte korrespondent sportiv i gazetës KOHA Ditore/

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here