Home Lajmet E vërteta për raportimin e Insajderit për vaksinat: Armend Zemaj konfirmon se...

E vërteta për raportimin e Insajderit për vaksinat: Armend Zemaj konfirmon se është ftuar nga policia lidhur me marrëveshjen për vaksinat

108
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se edhe vetë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, pasi gazeta Insajderi raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk nënshkroi një marrëveshje që do t’ia siguronte Kosovës 500 mijë vaksina.

Zemaj the se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit të marrëveshjes lidhur me vaksinat.

“Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, është shprehur Zemaj.

Tutje, ai ka thënë se dokumentet nuk kanë qenë të klasifikuara, por ka ekzistuar një lloj dakordimi në mes të Qevrisë së Kosovës dhe kompanisë farmaceutike, kjo për shkak te raportit me shtetet e tjera.

“Ato nuk kanë qenë të klasifikuara, por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka thënë Zemaj në T7.

Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme.

“Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, ka theksuar Zemaj.

Komenti i redaksisë: Kjo deklaratë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dëshmon se ka ekzistuar një dakordim mes kompanisë farmaceutike Phize&BioNTech që asgjë të mos publikohet deri në arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë së sipërpërmendur. Pra, gazeta online “Insajder” raportoi një lajm të pavërtet dhe për interes të një individi dhe subjekti politik. Prandaj, burimi i “lajmit” që personat përgjegjës të “Insajderit” nuk e treguan në polici u mor vesh të jetë Armend Zemaj. “Insajder” nuk kishte nevojë të prodhonte këtë shpifje dhe të krijonte skandal mediatik, duke zbehur kështu besueshmërinë e mediave në raport me publikun. “Rrena mund të jetojë vetëm tri ditë!”, thënje e njohurr tashmë. Skandale të tilla të panevojshme nuk i duhen askujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here