Home Dikur/dje dhe sot/ Gjilani në vitin 1966 – Qyteti i kalldrëmit, i korzos, i plepave…,...

Gjilani në vitin 1966 – Qyteti i kalldrëmit, i korzos, i plepave…, pastrohej çdo të shtune në mbrëmje/Kthimi në kohë/36/

116
0

Gjilan, 22 prill 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1966.- Rruga kryesore afër internatit te vjetër (konviktit). Blinat në çdo 5 metra. Rruga kryesore çdo natë flladidej – spërkatej më ujë nga kamioni i komunalisë së Gjialnit. Të shtuneve në oret e vonshne të mbrëmjes lahej me shtypje të ujit. E shtuna ishte ditë tregu në Gjilan.

Ne fëmijët që qëndronim deri vonë në mbrëmje shikonim punën e tyre në larjen e rrugës. Aty-këtu kalonte ndonjë automobil që kërkonte t’ia pastronte pluhurin e veturës.
Trotuari ishte i shtruar me pllaka të gravuara. Asfalti ishte tabu në rrugët e qytetit, pra nuk kishte asfalt, sepse kishte kalldrëm.

Të dielën në mëngjes, rruga kryesore dukej ‘misk’ e pastër si kur e lante nëna foshnjen.
Sot, ndërkaq, rruga me pluhur, rruga kryesore pastrohet nga Zoti kur bie shi! Atëherë, në vitin e largët 1966, prej lakut për Prishtinë në drejtim të spitali plepat e gjatë.
Në trotuar ukëse të vendosura për pushim. Kalimtari i rastit apo shëtitori mund të pushonte pak minuta dhe të soditte qytetin e bukur e të pastër kristal. Faraxhiu Rexhep ‘Entereja’ me shokë u shiste fara të rinjve.

Në mbrëmje korzoja e qytetit ishte plot, ku të rinjtë dhe moshat tjera shëtisnin, ku si shigjetë ndonjë i ri i lëshonte vështrimin ndonjë bukorosheje në shëtitore… /Nga dr.Shevqeti, editori: N.B./Paralajmërim: Nuk lejohet keqpërdorimi, kopjimi apo ribotimi i tekstit dhe fotove pa pëlqimin e editorit. N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here