Home Dikur/dje dhe sot/ Gjilani në vitin 1967 – Qendra e qytetit të bukur të kalldrëmit!...

Gjilani në vitin 1967 – Qendra e qytetit të bukur të kalldrëmit! /Kthimi në kohë/34/

82
0

Kronikë kohe, Gjilan, viti 1967 – kultura ndërtimore urbane u rrënua pamëshishëm, asgjë nuk mbeti nga e kaluara e qytetit të bukur të kalldrëmit

Gjlan, 22 prill 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1967. – Në rrugën për te tregu i gjelbër shihet në fillim ëmbëltorja e Qoses, ku ishin shampitet më të mira në qytet.


Në afërsi puntoria e poqarit Ratkut, ku ne nxënësit e shkollës “Musa Zajmi” merrnim baltë për punë teknike. Furra e ‘Goshës’ ku punonte Ragipi nga Gadimja. Afër hotelit “Evropa” ishte bojaxhiu dhe Borku që shiste ranxhada. Skaj lumit Dobrusha ishte kioska ku shiteshin biletat pèr autobus dhe çezmja në formë kubi, e ndërtuar me gurë.

Lumi kishte muret anësore nga betoni, uji i pastër kristal. Autobusët kishin shkallët për të vendosur mallin sipër autobusit. Kështu ishte deri me 14 maj 1971 kur brenda natë u rrënuan këo objekte. Ndryshimi po vinte shpejt, por shkatërrimi i kulturës së vjetër ndërtimore urbane dhe pamjes së qytetit ishte e pamenduar mirë, ndërsa nga vitet 2000 e këndej vjetërsia e qytetit u degraduar tërësisht!/Nga dr.Shevqeti, editori: N.B./

– Bëhu edhe ti pjesë e udhëtimit tonë në kohë…!

www.kohapressnews.org/Paralajmërim: Nuk lejohet keqpërdorimi, kopjimi apo ribotimi i tekstit dhe fotove pa pëlqimin e editorit. N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here