Home Dikur/dje dhe sot/ Gjilani në vitin 1976 – Të gjitha në një vend, qendra e...

Gjilani në vitin 1976 – Të gjitha në një vend, qendra e qytetit vlonte nga rinia e atëhershme, plot entuziazëm e jetë /Kthimi në kohë/33/

88
0

Koha e artë e jetës dhe e përparimit…

Gjilan, viti 1976.- Qendra e qytetit: Vetëshërbimi “Mlladost” mbi lumin “Dobrusha” te Ura e Masketarit. Në hyrje të objektit ishte mishtorja ku punonte Bajrami i Rexhep kasapit.
Pas objektit ishte lokali i Jusuf frizerit qe sollii revolucion në rregulllimin e flokeve te femrat. Në afërsi ishte ëmbëltorja “Korzo” ku ne dhe gjeneratat tona të asaj kohë pinim bozë dhe shijonim ndonje tollumb te Hasani. Edhe byrekun e bënte të mirë…
Përballë ishin banesat e oficerëve.

Plepat në të dyja anët e lumit qëndronin gatitu dhe shikonin qiellin. Lumi buronte lart përtej vendbanimit yë epërm të qytetit dhe sillte shumë freski në qendër, i pastër kristal, huije plepash e blirësh, aromë e lezetshme e këtyre të fundit.

Nuk kishte depresion, jeta rridhte me ritëm të zakonshëm, vikendi dhe festat kishin bukurinë shpirtërore. Njerëzit ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, respekti në maksimum. Në mbrëmje, duke filluar në orën 19:30, niste i grumbullimi i njerëzve nga qyteti, dominonin të rinjtë, djem e vajza, por edhe moshat tjera, pa dallim etnie e gjinie, vinin edhe nga fshatrat, edhe nga Kamenica. Ora e kinemasë në 20:00 ishte e veçantë, komente për filmat. Dashuria ishte një element kyç në moshën rinore, ngacmime të këndshme dhe alarmim i djalit ndaj vajzës për simpatitë lindnin…

Jeta plot idilë, jetë reale, gjithçka e natyrshme dhe me origjinalitet, etj, etj. /Nga dr.Shevqeti, editori: N.B./

P.S.- Bëhu edhe ti pjesë e udhëtimit tonë në kohë…!

/www.kohapressnews.org/Paralajmërim: Nuk lejohet keqpërdorimi, kopjimi apo ribotimi i tekstit dhe fotove pa pëlqimin e editorit. N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here