Home Kronika Gjilani organizoi vrapimin “Shtegu i Lirisë”, në shënim të ditëve të çlirimit

Gjilani organizoi vrapimin “Shtegu i Lirisë”, në shënim të ditëve të çlirimit

66
0

Gjilan, 13 mars 2021 – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, ka organizuar vrapimin “Shtegu i Lirisë” dhe garuesit ishin nxënësit e shkollave të mesme.

Ky aktivitet është mbajtur në shënim të çlirimit të Gjilanit dhe Kosovës, me qëllim të nderimit dhe respektit për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e luftës për liri.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se drejtoria këtë vit ka në agjendën e saj një numër të madh të aktiviteteve, për çka i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit jo vetëm në këtë garë, por në të gjitha aktivitetet tjera të deritanishme.
“…Ideali sot është që secilin prej nesh ta gjej në punë të mira për zhvillimin, ndërtimin dhe arsimimin në të gjitha fushat, për të qenë meritueshëm përkrah shteteve të zhvilluara”, ka thënë ndër të tjera Limani.

Në kategorinë e meshkujve vendin e parë e zuri Art Berisha nga gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, në vendin e dytë Bleon Abazi nga gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe vendi i tretë Genc Zylfiu – gjimnazi “Xhavit Ahmeti”.
Në kategorinë e femrave, vendin e parë e zuri Tringa Nevzadi – gjimnazi “Zenel Hajdini, vendin e dytë Anitë Selmani – gjimnazi “Xhavit Ahmeti” dhe vendin e tretë Viola Syla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here