Home Kronika Gropat në segmentin e rrugës Livoç i Poshtëm – kthesa e Zhegrës...

Gropat në segmentin e rrugës Livoç i Poshtëm – kthesa e Zhegrës të Gjilanit dhe në Radivojc të Vitisë

90
0

Në segmentin rrugor nga Livoçi i Poshtëm e deri te kthesa për Zhegër, në segmentin e shkurtër rrugor nga kthesa për në Cërnicë e deri në kodër ku lëshohet rruga për në Partesh, si dhe në Radivojc aq shumë ka gropa, sa vështirë të kalosh pa u gjendur në ndonjërën prej tyre.


Ndoshta duhet të mendohet që ky segment rrugor Livoçi Poshtëm e deri te rruga që kthen për Zhegër të mbushen këto gropa – të riasfaltohen nga Komuna e Gjilanit, sepse jo të githë kanë xhipa dhe vetura zyrtare të padhimshme.

Ndërsa, në segmentin rrugor që kalon nëpër Radivojc e deri në Kllokot, më saktë deri te marketi “Rera”, në të djathtë të rrugës janë vendosur puseta, me gjasë për thithje uji gjatë shirave, por janë të thella në krahasim me nivelin e rrugës, pra janë skajshmërisht poshte asafltit, gjë që bën dëmtimin e veturave. Ikja nga këto gropa mund të shkaktojë përplasje me veturat që qarkullojnë nga kahu tjetër.

Edhe këto puseta duhet të rishikohen dhe të vendosen në nivelin e asfaltit, ndryshe siç janë tani paraqesinn rrezik për vetura udhëtarësh.
Në rrugën që kalon nëpër Radivojc ka edhe gropa të tjera shum ëtë rrezikshme në anën e djathtë kur udhëtojmë në drejtim të Gjilanit.

Është mirë që këto segmente rrugore në të dyja komunat të sanohen sa më parë dhe të mos dëmtohen qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here