Home Lajmet Gruaja u zu nga skelet në qendër të qytetit në Gjilan/ ka...

Gruaja u zu nga skelet në qendër të qytetit në Gjilan/ ka lëndime në kokë, po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit

73
0

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali në qendër qytetit të Gjilanit, sot.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, gruaja është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Drejtori i këtij spitali, Arsim Emini, ka treguar se pacientja ka lëndime në kokë dhe në trup dhe se po presin që të ia realizojnë një CT.

Ai ka thënë se pacientja është ankuar për kokëdhembje.

“Është në spital duke u trajtu duke u ekzaminu, pritet për CT, është ankuar për kokëdhembje, ka lëndime të kokës, lëndime në formë të shtypjes në kokë dhe në trup, por është e vetëdijshme”, ka theksuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here