Home Kronika Haziri apelon qytetarët: Mbani maskat dhe lajmëroni organet anti-COVID-19 nëse keni simptoma

Haziri apelon qytetarët: Mbani maskat dhe lajmëroni organet anti-COVID-19 nëse keni simptoma

76
0

Gjilan, 21 shkurt 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së rasteve të infeksionit, ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar.


“Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër. Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë kryetari Haziri.


Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat.

/www.kohapressnews.org/Koha Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here