Home Kronika Haziri: Gjilani me vetëm pesë raste me Covid-19 në ditën e 461...

Haziri: Gjilani me vetëm pesë raste me Covid-19 në ditën e 461 të përballjes me pandeminë

96
0


Gjilan, 11 qershor 2021 – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, në konferencën e shtypit sot, në ditën e 461–të të përballjes me virusin, ka konfirmuar se gjendja në këtë komunë është nën kontroll dhe me vetëm 5 raste aktive, ndërsa nga java e ardhshme konfirmohet për fillimin e vaksinimit masiv.

“Në Gjilan sot i kemi vetëm pesë raste në dy familje, të cilët nuk kanë simptoma të rënda, që janë duke u trajtuar nga ekipet shëndetësore. E dhimbshme mbetet gjithmonë humbja e 146 qytetarëve tanë, të cilët për shkak të Covid-it dhe problemeve të tjera shëndetësorë janë ndarë nga ne për këtë periudhë të përballjes me virusin. Me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, ku llogarisim 50-60 mijë qytetarë më shumë që kanë hyrje-dalje në Gjilan si banorë, duhet të kemi bashkërisht vigjilencë të lartë për të shmangur përhapjen e mundshme të infeksionit”, ka thënë kryetari Haziri.


Ai ka theksuar se më 15 qershor 2021, në shënimin e 22-vjetorit të çlirimit, nis edhe vaksinimi masiv i qytetarëve dhe përgatitjet janë në nivelin më të lartë që gjithçka të shkojë sipas planifikimit, ka përsëritur në këtë takim kryetari Haziri.

Kurse, dr. Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin Rajonal të Gjilanit, dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) dhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, kanë konfirmuar se me asngazhimin e jashtëzakonshëm të personelit shëndetësor, me mbështetjen edhe të kryetarit Haziri dhe të gjithë përfaqësuesve institucional, sikurse edhe lojalitetit të vendosur qytetar, përballja ka qenë me e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here