Home Kronika Haziri nderon me mirënjohje të veçanta personalitete e kompani…

Haziri nderon me mirënjohje të veçanta personalitete e kompani…

50
0

Gjilan, 14 qershor 2021 – Në ceremoninë e veçantë që ka organizuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të ditëve të çlirimit, ka nderuar me mirënjohje të veçanta personalitete e kompani në shenjë falënderimi për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë dhënë me dekada të tëra, përfshirë gazetarinë, publicistikën, shëbimin civil, sektorin e biznesit, ndërmarrësisë e bujqësisë.

Haziri ka nderuar me mirënjohje të veçanta, Ilmi Musliun, Ymer Demollin, Mahmut Bajramin, Shaqir Zymberin, Halit Rexhepin, Altin Sylën, Bekim Latifin, Ramadan Fetahun e Rushit Avdiun

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. ka theksuar se shënimi i ditëve të lirisë, për ne që jemi në detyrë dhe të gjithë ata që janë pasues të këtyre ditëve të lirisë në Gjilan, nuk kishte me qenë e mundur pa të gjithë ata njerëz të shumtë që me dekata të tëra i kanë dhënë shpresë e jetë kauzës, angazhimit politik dhe pastaj edhe rezistencës dhe në fund kryengritjes.

“Mendimtarët e shumtë kanë thënë se më e vështirë se lufta është ndërtimi i paqes, sepse njerëzit e bëjnë veprën dhe njerëzit e bëjnë jetën”, ka thënë ai.
Haziri tha se është falënderues ndaj ndërmarrësve, pundhënësve të shumtë, zyrtarëve dhe të gjithë njerëzve që çdo ditë me angazhimin e tyre e bëjnë të gjallë këtë vend.

Kreu i Gjilanit e ka nderuar me mirënjohje doajenin e gazetarisë së Anamoravës, Ilmi Musliu.
“Ilmiu vazhdon edhe sot të jap kontributin e madh në administratën komunale. Mirënjohja e karrierës i jepet për kontribut të jashtëzakonshëm dhe të çmueshëm në shërbimin civil dhe në fushën e gazetarisë për më shumë se 3 dekada”, ka thënë Haziri.

Të përzgjedhur me mirënjohje në këtë ceremoni ishte edhe zyrtari i pensionuar Mahmut Bajrami, që nderohet pas vdekjes për kontributin e dhënë në sektorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Si pasojë e pandemisë Komuna e Gjilanit ka humbur zyrtarin Ymer Demoli i cili është në mesin e 146 qytetarëve që nuk e kanë kaluar betejën me Covid-in.
“Ymerin e kam nderuar me mirënjohje pas vdekjes. Ai si gjithmonë ishte punëtor, i drejtë, i pakompromis dhe vazhdimisht kërkues i më të mirës drejtë të përsosur”, tha Haziri.
Mirënjohje për kontributin e dhënë në institucione i jepet edhe punëtorit që ishte i qetë dhe i përkushtuar, Shaqir Zymberit (post mortum).

Me mirënjohje të karrierës për këtë vit nderohet edhe Halit Rexhepi, për të cilin kryetari Haziri tha se ka dhënë kontributin e tij prej profesionisti, prej qytetari të ndershëm dhe prej njeriut që ka ditur të ballafaqohet me problemet.

Në sektorin e blegtorisë me mirënjohje u nderuar Altin Syla, për sukseset në sektorin e perimtarisë është nderuar Bekim Latifi, ndërsa Ramadan Fetahut i është ndarë mirënjohje për sukseset në pemtari.

Çmimi për shërbyesin më të dalluar komunal për vitin 2020/2021 i jepet veprimtarit dhe punëtorit të shtetit në administratën komunale të arsimit, Rushit Avdiut.

Haziri u ka ndarë mirënjohje edhe “Kabi”, Kimi” e “Astoria”, në nderim të sukseseve të arritura në zhvillim ekonomik, e në veçanti për punësimin e të rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here