Home Kronika Ndërtesa e qeverisë i kthehet popullit – me rrethoja e hekura mbrohen...

Ndërtesa e qeverisë i kthehet popullit – me rrethoja e hekura mbrohen vetëm pushtetet kriminale!

126
0

Përse ishte ngritur? Kujt i shërbente ky gardh?! Gardhiqet zakonisht i kemi ngritur në fshatra për mos me hy bagëtia në ara me bereqet, e në oborre shtëpish janë përdorur për bahçe e torishta bagëtish.

Nuk është e kuptueshe dhe është jashtë çdo logjike që në qendër të kryeqytetit, m’u në shessh, ndërtesa e qeverisë të jetë e ngujuar me rrethojë!


Pse kjo rrethojë?
Nëse qeveria është e popullit, pse me u nda prej tij?
Nëse qeveria ka dalë nga populli dhe i shërben atij, pse të ndahen me gardh qeveria e populli!
Gardhiqe e hekura vendosin vetëm qeveritë e pushtetet kriminale.
Qeveria e rrethuar me gardh të ofronte imazhin e feudalizmit qeveritar, brenda së cilës vepron një konglemerat feudesh, që secili është i mbyllur dhe i paprekshëm! Kjo u hoq!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here