Home Kult/Arsim Hymni i Flamurit /Poezi nga Fan Noli/

Hymni i Flamurit /Poezi nga Fan Noli/

90
0

Shpallja e Pavavërisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 erdhi si rezultat i Kongresit të Manastirit të 1908-s, sepse nuk mund të kishte shtet të pavarur pa alfabet të gjuhës shqipe. Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe i mbajtur në Manastir nga 14 – 22 nëntor 1908, ku nga komisioni i posaçëm i Kongresit u miratua vendimi që alfabeti latin të jetë alfabeti i gjuhës shqipe, i ka paraprirë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912.

Pra, Pavarësia e Shqipërisë u shpall 4 vite e 6 ditë pas miratimit të vendimit për alfabetin e gjuhës hqipe. Pa Kongresin e Manastirit me 1908 do të ishte problematike të ndodhte shpallja e pavarësisë. Prandaj, këto dy ngjarje i dhanë vulë historisë së re të populit shqiptar. Të paharruar qofshin për jetë të jetëve të gjithë patriotët që bënë punë të jashtëzakonshme, pothuaj mbinjerëzore e në kushte të presioneve të brendshme e të jashtme për shpalljen e Pavarësisë, ngase qarqe të caktuara brenda e jashtë e shihnin me mendje të keqe Shqipërinë e Pavarur.

Hymni i Flamurit

Poezi nga Fan Noli.

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here