Home Lajmet Izraeli sulmoi Gazën me 160 aeroplanë, hodhi 80 tonë bomba mbi vendbanimin...

Izraeli sulmoi Gazën me 160 aeroplanë, hodhi 80 tonë bomba mbi vendbanimin palestinez!

85
0

Izraeli sulmoi Gazën me 160 aeroplanë, hodhi 80 tonë bomba mbi vendbanimin palestinez! Erdogan: Sulmi izraelit i planifikuar për të vrarë sa më shumë palestinezë dhe për të rrënuar jetën e tyre.

Qindra të vdekur rreth 1000 të plagodur, qindra shtëpi të rrënuara, rrugë, objekte të banimit kolektiv…
Sulmi ajror izraelit sonte veau edhe 3 palestinezë.

Konfliktet midis Izraelit dhe Palestinës hynë në ditën e pestë. Siç njoftoi ushtria izraelite – nuk ka shenja që ajo do të dorëzohet.
Izraeli hapi zjarr artilerie dhe kreu më shumë sulme ajrore ndaj militantëve palestinezë në Rripin e Gazëz.

Megjithëse ushtria nuk dha më shumë detaje, reporterët ushtarakë izraelitë që merrnin informacion nga forcat e armatosura thonë se nuk kishte asnjë pushtim tokësor dhe se trupat qëlluan nga bateritë e artilerisë nga ana izraelite e kufirit.
Banorët e Gazës veriore, afër kufirit me Izraelin, thonë se nuk kanë parë shenja të trupave tokësore izraelite, por thonë se armë të rënda janë qëlluar dhe ka pasur dhjetëra sulme ajrore.


Forcat okupuese izraelite hodhën bomba me gaz lotsjellës në Spitalin Makased në Jeruzalem. Pra, pos në xhaminë Al Aksa forcat izraelite nuk i kursejnë as spitalet, raportojnë mediat e huaja. Reporteri i Reuters që po raporton nga Gaza tha se Gaza është e mbuluar nga flaka dhe tymi.


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje OKB-së dhe bashkësisë së shteteve muslimane që të reagojnë për të ndalur terrorin izraelit ndaj palestinezëve. Erdogan tha se sulmi izraelit ishte i planifikuar për të vararë sa më shumë palestinezë,
duke rrënuar shtëpitë dhe ekonominë e tyre.
Ai e quajti Izraelin “shtet terrosit”.

Në Gaza gjithçka i përngjanë vdekjes, thuhet më tej në raportimet nga Gaza.

Sot në Prishtinë u organizue një protestë në dënim të sulmeve izraelite mbi popullin e Palestinës, duke nisur nga Jerusalemi Lindor e tash në Gaza. Parullat: “Poshtë fashizmi izraelit!”, Liri Palestinës!”, etj.


P.S.- Territori i Rripit të Gazëz është i gjatë 45 kilometra, ndërsa gjërësia nga 5.6 – 6.5 kilometra, jetojnë 2 milionë palestinezë. Gaza nuk ka asnjë portë të hapur pë rtë lëvizur qytetarët, sepse janë mbyllur nga Izraeli, ndërsa një dalje në kufirin me Egjiptin është e mbyllur. Pra, 2 milionë njerëz jetojnë në burg të hapur, jetojnë në geto dhe në pamundësi për të lëvizur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here