Home Kult/Arsim Jashtë po ngrysej. Muzgu, i ndihmuar nga mjegulla, po binte me shpejtësi...

Jashtë po ngrysej. Muzgu, i ndihmuar nga mjegulla, po binte me shpejtësi mbi udhë…/muzgu 4/

135
0

Ismail Kadare – “Prilli i thyer”

…por ajo s’u përgjigj për asnjërën dhe ai e kuptoi që të gjitha ato shkaqe ishin të vërteta. Papritur ai ndjeu një lodhje të madhe si asnjëherë tjetër. Jashtë po ngrysej. Muzgu, i ndihmuar nga mjegulla, po binte me shpejtësi mbi udhë. Pas xhamit të karrocës iu duk se pa midis mjegullës një njeri të hïpur mbi mushkë. Fytyra e verdhë e shtegtarit, që Besianit iu duk e njohur, e ndoqi për një grime karrocën. Ku vete nëpër këtë muzg «Qehajai i gjakut»-, mendoi. Ku vete ti? i tha pas pak vêtes. I vetëm në këtë Rrafsh të huaj, në muzgun plot fantazma, ku?… Pas gjysmë ore karroca ndaloi përpara hanit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here