Home Dikur/dje dhe sot/ Jeta e gjilanasve dikur…/Qyteti i Gjilanit në vitet 1975…/

Jeta e gjilanasve dikur…/Qyteti i Gjilanit në vitet 1975…/

129
0

Udhëtim në kohë /Qyteti i Gjilanit dikur/Vazhdimi 68/

Dr. Shevqeti tregon se ai ishte nxënës në shkollë të mesme dhe më pas në studime në Beograd. Thotë se babai i tij i kishte treguar se në shitoren përballë ishte barnatorja e kroatit Ante Jerkoviq dhe bashkeshortes Anës, që u vranë me 1942.
“Baba im më tregonte se më herët aty kishte qenë hani i Kerim çerkezit”, thekson dr. Shevqeti, ndërsa shton se i kujtohet që kur ishte në shkollë të mesme “aty, në shitoren e hekurishtorës punonte Mile Siriniqi me djalin e tij, që pas shkatërrimit të këtyre objekteve kaloi mbi ëmbëltoren “Vanila”.

Ëmbëltorja quhej “Egipat”, afer saj ishte shitorja e tekstilit ”Napredak” nga Gjakova, ku punonte Ymer Brestovci, fqiu nga ‘Çarshi mëhalla’. Ndërsa, në afërsi të hekurishtores ”Morava” në rrugën kryesore ishte furra, që më vonë shiste vetëm miell, ku punonte Nazmi Llashtica, i cili u shpërngul në Amerikë. Para shitores ishin disa shkallë në formë harku. Berberi Mahmut Dindari nga Dobërçani kishte dyqanin (berberhanen).
Aty qirrak ishte fqiu im Hajdari i mulla Avdës dhe djali i Mahmut berberit, Ismalhakiu.

Familja e Jankoviqëve kishte shitoren e ranxhadave, por nuk ishte i njohur si Borku. Një kohë aty afër ishte shitorja “Prizreni” i këpucëve në të cilën punonte Naimi.
Ku përfunduan së ndërtuari këto ndërtesa me 1928 ishte sokaku për te shtëpia e Sadete ‘hanmit’ dhe Hoxha ‘hanmit’. Për këto dy zonja femrat e Gilanit kishin respekt. Respekt kishin edhe për vajzën e Hoxha ‘hanmit’, Nehalen.
Kur nisi të ndërtohet shtëpia nga ana e dr. Zeqirija Sait, internist, shumë qytetarë shkonin me vizitue.
Në fillim të sokakut në të djathtë ishte shtëpia karekteristike e fotografistit Miodrag Trajkoviqit, i cili kishte një arkitetekturë specifike dhe ishte unikate.

“Foto Miki” kishte bërë fotot e nxënësve me 1953 kur drejtor kishte qenë ‘mulla’ Tefik Jakupi dhe shumë gjeneratave të tjera. Ai u shpërngul në Nish, atje punonte në Fakultetin e Mjekësisë.
“Shpeshherë në vitin 1979 shkoja të bëjë diapozitive për prezantimin e punimeve shkencore që i shkruaja aso kohe”.

Në lumin Banja ishte mulliri i Dilaver Gjinollit, qe ia kishte shitur Hajdarit, i cili banonte në ‘Sheqer mëhallë’. Mulliri më vonë u bë edhe me rrymë.
Shteti e konfiskoi mullirin. Kështu, atyre që kishin prona private u konfiskohej prona, e pronarët për shkak shtesave fëmijërore nuk bënin zë.
Jeta për gilanasit e vjetër ishte tmerr, pasi shteti ua konfiskoi pronat. Tashmi sistemi i ri shoqëqror e politik nuk lejonte pronën private, pasi dominonte prona shoqërore dhe gjithçka shteti vendosi nën kontroll. /Nga dr. Shevqeti, editor: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here