Home Extra Jeta në kohë të ndryshme/Kontraste kohësh dhe vlerash/

Jeta në kohë të ndryshme/Kontraste kohësh dhe vlerash/

141
0

Antivlera, gënjeshtra, ‘viktimizimi’ dhe propaganda si ‘atribute’ patriotike të kohës sonë!

Të bëhesh një tjetër nga ai që je realisht, të shtiresh “kull” e të improvizosh jetën për reklamë të rreme me atribute antivlerore; të bësh “shllajf” gomat e veturës së shtrenjtë që nuk i dihet burimi si është blerë, të helmosh fëmijë e të rinjë me drogë, të promovosh antikulturën në televizionet (porrnotelevizionet) e portale (pornotale e pamflete) si dhe në rrjetet sociale – kjo është vlerë e kohës sonë, e kësaj kohe antivlerash e stërkeqjesh të skajshme të moralit, karakterit e sjelljes njerëzore.

Pastaj, duke u shtryrë kush është me patriot se tjetri, qoftë edhe përmes viktimizimit publik si i përvuajtur që tash krejt popullata e shteti paskan njëfarë borgji se pa te nuk do bëhej gjysmëliria as gjysmështeti!

Të tillët pra u vërsulen jo për ta ndërtuar shtetin por për të marr prej tij: punësimet familjare, institucionet publike, bënë shtepi, vila e kulla, madje…! Por si i bënë këto…?! Si e bënë gjithë këtë pasuri duke qenë ‘viktima e të përvuajtur’, siç bëjnë sot propagandë!

Ata që punuan për atdhe e popull, pra për shtet janë mësimdhënësit e viteve 1990-99, të cilat dhanë atë kishin: dijen, sakrificën, vuajtjen dhe sot janë pa pasuri, pa shtëpi luksoze, pa vila e pa kulla.
Mësimdhënësit asgjë nuk morën prej shtetit, sepse ata nuk e shitën as nuk e shesin sakrificën e tyre për privilegje, para, pasuri…
Mësimdhësnit kurrë nuk kanë thënë shteti nuk po na i paguan sakrificat, jo, sepse ata punuan për popull dhe shtet, pra nuk ishin të shitur te askush… /Fotot nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here