Home Extra Kamenica, lumi në mes, perendimi i diellit, heshtja…

Kamenica, lumi në mes, perendimi i diellit, heshtja…

429
0

/12.03.2020 / mbrëmje, duke perenduar dielli mbi qytet/

Kamenica, e veçantë gjithmonë, me natyrë të bukur, e rrethuar me male dhe kodrina, poshtë me fusha dhe tokës pjellore, por e lënë në harresë…

Lumi Kriva Reka (Kamenicë)

Në mbrëmje në këtë qytet të bukur kënaqesh me perendimin e diellit, e në mëngjes me lindjen e tij. Nata është e qetë e pa zhurmë…Veç uji i lumit krijon melodinë e përjetshme ritmike! Sa i madhërishëm është ky lumë, plot jetë, jetë e pafund, e pasosun sikur amshimi!

Më të vjetrit aty kanë kulturë të jashtëzakoshme qytetare si dhe shumë rrëfime për jetën urbane dhe për lumin, për bukën e furrës së Zekës (Zekë Kërhanajt), etj…

Lumi Kriva Reka (Kamenicë)

Dikur me shumë gjallëri e me shëtitoren e mbushur me të rinjë, me vajza sikur dielli e djem të bukur, me fëmijë e nëna, të gjitha moshat. Sot, qyteti duket i heshtur, pothuaj pa zë!


Kamenica meriton më shumë vëmendje, që të mos e ketë fatin e shumë fshatrave malore që mbetën shkretë! Kamenica është edhe ëndrra ime…

Teksti: Nexhat Buzuku
Fotot: Agnesa A. Krasniqi

Lumi Kriva Reka (Kamenicë)

Arenapress.info/Arena Press/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here