Home Extra Kenedi ftoi popullin amerikan dhe njerëzimin që ta ndihmonin në luftimin e...

Kenedi ftoi popullin amerikan dhe njerëzimin që ta ndihmonin në luftimin e konspiracionit monolit dhe mizor – 2 vjet pas këtij fjalimi ai u vra!

145
0

Kenedi ftoi popullin amerikan dhe njerëzimin që ta ndihmonin në luftimin e konspiracionit global – 2 vjet pas këtij fjalimi ai u vra!

Qendrat e monopolit botëror përdorin termin “Çlirimi”, si pikënoisje për të rrëzuar apo mënjanuar ata liderë që nuk i nënshtrohen ofertave të qendrave globaliste. Këta gjithmonë krijojnë një enigmë pas së cilës ata bien nën zgjedhën globaliste. Ose duke u ofruar popujve “çlirim”, “demokratizim” ose duke i kërcënuer me armiq të paqenë dhe se kjëta qenkan mbrojtësit e tyre dhe po punuakan për interssin e kombeve e shteteve të tjera, e që është vetëm një gënjeshtër dhe mashtrim.

Enigma tregon se nuk është e vështirë të konkludosh se nuk ka pasur asnjë ngjarje në botë për një kohë të gjatë që të ishte aksidentale. Të gjitha ngjarjet kryesore janë planifikuar, të gjitha janë të kontrolluara dhe të gjitha janë të lidhura.

Thelbësore për këto ngjarje ishte vrasja e presidentit të SHBA-së, John F. Kennedy në Dallas, me 22 nëntor 1963. Dy vjet më parë, me 27 prill 1961, përpara Shoqatës së Botuesve të Gazetave Amerikane, Kennedy mbajti një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë e shoqërisë njerëzore.

Shumë janë të mendimit se këto janë fjalët për të cilat ai u vra:

“Zonja dhe zotërinj, vetë fjala ‘sekret’ është e neveritshme në një shoqëri të lirë dhe të hapur. Ne dhe trashëgimia jonë historike jemi të lindur që të jemi kundërshtarë të shoqërive sekrete, betimeve të fshehta dhe veprimeve të fshehta. Ne kemi mësuar prej kohësh që rreziku i fshehjes së tepruar dhe të paautorizuar të disa dokumenteve tejkalon shumë rrezikun që kanë sjellë masa të tilla.

Ekziston, gjithashtu, një rrezik vdekjeprurës nga situata që nevoja për siguri të shtuar do të abuzohet nga ata që mezi presin ta rrisin atë në kufijtë ekstremë të censurës dhe fshehjes. Kjo është diçka që nuk kam ndërmend ta lejoj. Unë i kërkoj çdo botuesi, redaktori dhe gazetari të rishikojë standardet e tij dhe të njohë natyrën e rrezikut që shfaqet mbi ne.

Në të gjithë botën, ne jemi kundër një konspiracioni monolit dhe mizor që kryesisht përdor mjete të fshehta për të përhapur sferat e tij të interesit: depërtimi në vend të pushtimit, puçet në vend të zgjedhjeve, kërcënimet në vend të lirisë së zgjedhjes. Është një sistem që ka rekrutuar burime të mëdha njerëzore dhe materiale për të ndërtuar një makineri të padepërtueshme, shumë efikase, e përbërë nga operacione ushtarake, diplomatike, inteligjencë, ekonomike, shkencore dhe politike. Përgatitja e tyre është e fshehur, nuk është botuar askund. Gabimet e tyre janë varrosur dhe nuk gjenden kurrë në faqen e parë. Disidentët e tyre janë të heshtur, ata kurrë nuk e lavdërojnë veten e tyre. Asnjë kosto (dëm i bërë) nuk hetohet, asnjë sekret nuk zbulohet. Kjo është arsyeja pse ligjvënësi i Athinës, Soloni, deklaroi të paligjshme, për çdo qytetar, çdo mohim të debatit.

Unë kërkoj ndihmën tuaj në këtë detyrë të jashtëzakonshme të informimit dhe paralajmërimit të popullit amerikan. Jam i bindur që me ndihmën tuaj, një njeri do të bëhet ai që ishte i destinuar të lindte – i lirë dhe i pavarur “.

Të gjithë atyre të renditur në këtë artikull iu dërgua fillimisht një “ofertë që nuk mund të refuzohet”, të gjithë e refuzuan dhe të gjithë u zhdukën.

Le të kujtojmë përmbysjen e dhunshme të presidentit të Guatemalës Jake Arbenz, i cili supozoi se prodhimi i brendshëm i bananes ishte shumëkombëshe, dhe shtoi kësaj liste Gaddafin, Saddamin, Chavezin, Mossadegh dhe shumë të tjerë që ishin në shënjestër për vite me radhë dhe vendet e të cilëve ishin shumë më të organizuara e më të zjvilluara gjatë sundimit të tyre sesa më vonë pas “invadimeve” të feshta e të hapura, fillimsiht duke organizta kinse protesta e “revolucione demokratike” brenda shteteve e kombeve sovrane. e deri te ndërhyrjet ushtarake…

Nëse kushdo dëshiron të merret me politikë është detyra e çdo politikani t’i shërbejë popullit të tij dhe njerëzve që i zgjodhën për të udhëhequr. Nuk është detyra e politikanëve të pranojnë oferta të drejtuara kundër njerëzve të tyre dhe kundër njerëzve që i zgjodhën ata. Cilido qoftë çmimi. /www.arenapress.info/ Arena Press

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here