Home Extra Këtu dikur ishte spitali rajonal i Gjilanit

Këtu dikur ishte spitali rajonal i Gjilanit

111
0

Spitali rajonal i Gjilanit dikur ishte në këtë vend. Objektet që duken në foto ishin reparte spitalore, pra vetëm janë rinovuar, edhe oborri-kopshti është po ai.

Nga ky kompkeks spitalor e deri te dispanzeri i mushkërive, kështu quhej spitali i mushkërive- pulmologjisë ai që ekziston edhe sot, sapo ishte ndërtuar atëherë, ekzistonte një rrugicē si shetitore për pacientë.

Në të majtë të saj ishte një çezme uji, ndërsa komplet hapësira tjetër, aty ku sot është spitali i përgjithshëm me të gjitha objektet, ishte gjelbërim.

Do përmendur se përskaj spitalit të vjetër- të dikurshëm, pra skaj rruge, ekzistonte tregu të shtuneve ku shiteshin gjëra e gjësende të ndryshme, pemë, gjithsesi, nga fshati.

]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here