Home Shëndeti Komplikacionet post-Covid, më të prekurit zemra, truri dhe enët e gjakut

Komplikacionet post-Covid, më të prekurit zemra, truri dhe enët e gjakut

103
0


Problemet post-Covid i kanë detyruar shumë pacientë që kanë kaluar tashmë virusin korona t’u drejtohen mjekëve për problemet me zemër, tru…

Covid-19 është i pamëshirshëm. Krahas mushkërive, virusi shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët e gjakut. ”Pasi kalohet sëmundja, ose në fazat e fundit të saj, për shkak të çrregullimeve që jep kjo sëmundje, janë shumë të shpeshta rastet e pacienteve që kalojnë ishemi apo hemorragji cerebrale”, thotë Entela Basha, mjeke neurologe në Qendrën Studentore të Universitetit të Tiranës (QSUT).

Komplikacionet post-Covid dhe fatalitet prej tij nuk po njohin moshë. Mjekët thonë se problemet e zemrës dhe krizat e tensionit po i ndeshin edhe tek të 20-25 vjeçarët. ”Kemi pasur shumë raste me pacientë me prekje të cipave të zemrës, sasi të shtuar të ujit në zemër, prekje të muskulit të zemrës, aritmi dhe kriza hipertensive”, thotë Taulant Gishto, mjek kardiolog në Qendrën Studentore të Universitetit të Tiranës (QSUT).

Problemet më të mëdha vihen re te personat që e kanë kaluar Covid-in në forma mesatare dhe të rënda. Mjekët këshillojnë kryerjen e disa vizitave të nevojshme post-Covid. Meshkujt mbi 45-vjeç dhe femrat mbi 55-vjeç janë më të rrezikuar nga komplikacionet e zemrës dhe të trurit. Por, në këtë periudhë pandemie, dhe pas problemeve që shfaq Covid-19, pasojat po shfaqen edhe tek të rinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here