Home Kronika Komuna e Gjilanit bënë thirrje për respektim të masave mbrojtëse anti-Covid-19

Komuna e Gjilanit bënë thirrje për respektim të masave mbrojtëse anti-Covid-19

134
0

Gjilan, 8 shtator 2020 – Komiteti i Emergjencave, nën kryesimin e drejtorit Selami Xhemajli, ka bërë vlerësimin e gjendjes me Covid-19 dhe apelon te të gjithë qytetarët, punëtorët në sektorin privat dhe në atë publik, që të jenë të vendosur në përdorimin e masave mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19.

Në fjalën e tij drejtori Xhemajli, pasi ka marrë vlerësimin e gjendjes nëpër institucionet shëndetësore dhe atyre të sigurisë, ka bartur apelin e përbashkët për kujdes maksimal ndaj Covid-19.

“Gjendja është e qetë, por kërkohet respektim të plotë të masave mbrojtëse, në mënyrë që gjendja të jetë nën kontrollë. Qytetarët e Gjilanit janë duke bashkëpunuar me institucionet komunale dhe në përgjithësi po i respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e mjekëve. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe më tutje, deri në përmirësimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e virusit Covid-19”, ka thënë Xhemajli.

Në bazë të shifrave të përgjithshme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmohet se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, në ditën e 180, ka gjithsej 916 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 738 pacient, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 139 pacient, prej tyre 29 janë të hospitalizuar me Covid-19.

Në rezultatet e sotme nga 11 mostra të punuara, 8 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 38 mostra janë në pritje të punimit në IKSHPK.

Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve për mbrojtje, sepse virusi është i rrezikshëm dhe duhet të kemi kujdes të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here