Home Kronika Komuna e Gjilanit shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën...

Komuna e Gjilanit shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

111
0

Gjilan, 9 shtator 2020 – Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro, për performancën e vitit 2019.
Në këtë mënyrë, Gjilani zë vendin e tretë ne nivel të Kosovës për shumën më të madhe të grantit të fituar.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MPL-në për vlerësimin e lartë për Gjilanin, derisa ka përgëzuar ekipin e madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin dhe profesionalizimin e madh që kanë treguar në këtë aspekt.
“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MPL dhe partnerët: SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh në kuadër të SMPK-së, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, Rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës, asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen “Porodin”, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here