Home Lajmet Kryeministri Kurti: Për disa orë merret vendimi për heqjen e taksës dhe...

Kryeministri Kurti: Për disa orë merret vendimi për heqjen e taksës dhe për masat e reciprocitetit me Serbinë

143
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

Vendimi do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit, thotë Kurti.

“Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policinë Kufitare, Dogana e Kosovës, Agjencia e Veterinarisë dhe institucionet e tjera. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri në orën 22:00”.

“Qeveria është në mbledhje dhe po merret një vendim shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Certifikatat fitosanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe joshtazore që iu nënshtrohen kontrolleve në kufi, dhe së dyti, certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi. Vendimin që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policia Kufitare, Dogana, AUVK, Agjencia për Produkte dhe pajisje medicinale, dhe institucionet tjera përgjegjëse. Kështu ne po e sjellim vendimin i cili hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të tij”, tha Kurti në një konferencë për media.
“Me këtë rast, me masë së reciprocitetit i referohemi vetëm Serbisë, dhe me Bosnjën e heqim tërësisht taksën”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here