Home Lajmet Kryeministrja më e re prezanton orarin e punës gjashtë orë?

Kryeministrja më e re prezanton orarin e punës gjashtë orë?

158
0

HelsinkiKryeministrja finlandeze Sana Marin u angazhua për shkurtimin e orarit të punës nga tetë në gjashtë orë, duke deklaruar se orët e shkurtra të punës mund të kompensohen nga rritja e produktivitetit.

Sana Marin, e cila filloi idenë për një ditë pune gjashtë-orëshe para se të bëhej kryeministre, do të duhet të bindë katër partitë e tjera në qeverinë e koalicionit për të hapur rrugën për shkurtimin e ditës së punës për shkak të papunësisë në rritje, të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, raporton Reuters.

“Ne duhet të bëjmë një vizion të qartë dhe hapa konkretë që Finlanda të shkojë drejt orarit më të shkurtër të punës, dhe të punësuarve në Finlandë për një jetë më të mirë pune,” u tha udhëheqësja 34-vjeçare anëtarëve të partisë, të cilët zgjodhën presidentin e saj socialdemokrat, dje.

Sana Marin, një nga kryeministrat më të rinj në botë, po udhëheq qeverinë e qendrës së majtë finlandeze që nga dhjetori i vitit 2019, pasi njëri prej aleatëve në koalicion e detyroi paraardhësin e saj, Anti Rine, të hiqte dorë.

Së bashku me Rine, i cili ishte në krye të partisë deri të dielën, Sana Marin drejtoi qeverinë në të majtë, duke rritur pensionet dhe duke shfuqizuar disa nga shkurtimet e shpenzimeve të qeverisë së mëparshme.

Më herët sot, partia e saj në një debat kundërshtoi një propozim për të eksperimentuar me një ditë pune gjashtë-orëshe, duke miratuar në vend të kësaj një propozim për të shkurtuar orët ose për të futur më shumë fleksibilitet në jetën e punës.

Sana Marin tha që orët e shkurtra të punës do të ishin të mundshme me rritjen e produktivitetit dhe nuk do të binin ndesh me financat e forta publike ose qëllimin e qeverisë për të rritur nivelin e punësimit nga 73.7 përqind aktual në të paktën 75 përqind.

“Pasuria që sjell një rritje të produktivitetit të punës duhet të ndahet jo vetëm midis pronarëve dhe investitorëve, por edhe me punëtorët e zakonshëm”, tha ajo.

Ajo përsëriti se qeveria planifikon të investojë në arsim dhe synon ta bëjë Finlandën neutrale përsa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit deri në vitin 2035, duke bërë thirrje për investime të gjelbërta për të forcuar ekonominë.

.

.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here