Home Lajmet Kryeprokurori i Gjilanit: Janë arrestuar 35 të dyshuar, 12 prej tyre policë

Kryeprokurori i Gjilanit: Janë arrestuar 35 të dyshuar, 12 prej tyre policë

126
0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka thënë se që nga mbrëmë janë arrestuar 35 persona, ndër ta 12 policë, në aksionin policor për kapjen e veprimtarive të kundërligjshme.

Ai gjatë konferencës për media, ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi te gjatë gati një vjeçar, me bashkëpunim është realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamemicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policor, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme pasi që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha ai, raporton KOHA.

Maloku ka thënë se ka edhe persona të tjerë të dyshuar dhe se aksioni do të vazhdojë.

“Ne kemi hetim gati një vjeçar të këtyre aktiviteteve kriminale në këtë pjesë të Kosovës. Kjo është në dorën tonë kur ne e kemi vlerësu se kur ne kemi gjetë kohën ose ditën më të përshtatshme ta godasim me aksionin tonë këto grupe kriminale që kanë kry tash e disa vite. Nuk ka kurrëfarë lidhje me këtë por ne kemi gjetë ditën e përshtatshme”, ka thënë ai kur është pyetur lidhur me ndërmarrjen e këtij aksioni në ditën kur ministri Agim Veliu ishte deklaruar për zhvillimet në Karaçevë, në Kuvendin e Kosovës.

Mbrëmë, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës dhe lokacione tjera për ushtrim të aktiviteteve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here