Home Lajmet Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari Haziri aktivizon shtabin...

Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari Haziri aktivizon shtabin emergjent

90
0

Gjilan, 17 korrik 2021 – Pas reshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.


Deri tani kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremahallë.


Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here