Home Extra Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju...

Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju ndihmu qytetarëve m’u qetësu pas tërmetit?!

145
0

Editorial

Nga Kimete BERISHA

Amani ju koftë, me ja çu nja Beratit se s’po kryhet, është kah e tutë edhe tutën, e nja dy psikologë me m’i delegu mu’, m’i ‘testu’ a janë të përgatitur sa duhet m’i qetësu rastet ‘më të rënda’.

Ftofshëm jam diçka!


S’po tutna po diqysh s’di, veç kqyrne terrin, kurrë s’ka qenë kaq i zi.
Ndoshta që i kanë fikë dritat e qytetit për me na marrë gjumi, a s’di çka po marohet.

E dëgjova intervistën telefonike të një shqiptari me koronavirus, tha shumë mirë jam (asnjë simptomë), tha veç po na majn qitu me grun ne një dhomë (po na thonë rrini qitu)…shnosh e mirë n’spital.

Kur e veti gazetarja ‘a po keni me hanger mirë’, ai tha: s’jena ardh’ këtu me hanger e mu majë.

Qetësohuni!

P.S. Uran Ismajli u bë gaz, po jep ide për shpëtim, krejt ka harru që s’është doktor, po kujton gradjani se është ekspert i mjekësisë, mbasi e ka pas bë politika e krimit ministër të shëndetësisë.

Kurse Endrit Shala veç çka se ka rreh dikan, e kish veshur një setër kaka- ngjyrë e u këput tuj u anku për buxhetin që u aprovu kur ai e Fatmiri kanë qenë në gjumë…se ta ka ndalu kush ty me shku me votu buxhetin, bre ‘dheu mos ju lashtë mrena!’ 

E treguat veten kush jeni, nuk e votuat buxhetin në kohën më të keqe për qytetarët.

Mos harroni shqiptarë, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk e votuan buxhetin në kohën e vetjmisë sonë më të madhe që deri sot nuk mbahet mend, në kohën kur ‘askush-askujt’ nuk mund t’i ndihmojë dhe në kohën kur krejt bota është në karantinë.

E për Shkenden (Hysenin) s’po flas se jam tuj pi çaj, gati me ju afru atij vuçiterrnalisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here