Home Dikur/dje dhe sot/ Ku ndodhej lokali që shërbente edhe si ëmbëltore edhe për të shikuar...

Ku ndodhej lokali që shërbente edhe si ëmbëltore edhe për të shikuar filma? /Qyteti i Gjilanit në vitin 1976/ 54/

88
0


Gjilan, 14 maj 2021 – Qyteti i Gjilanit në vitin 1976. – Siç duket në fotografi, këto lokale gjendeshin në rrugën që ngjitet për te stacioni i autobusëve, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”.
Sa herë si fëmijë jemi qethur te Xhaviti; sa here kemi shikuar muret e lokalit të mbushura me postere filmi…
Afër ishte ëmbëltorja “KITKA”. Ishte lokal i ngushtë dhe i gjatë ku punonte axha Bexhet. Më vonë aty shkonin të rinjtë të shikonin filma nga video kasetat.

Si mund të harrohen dardhat e kuqe të ‘Gurgushkës’, që i blenin nxënësit e shkolles “Vuk Karaxhiq”, ku ne lokal kishte leblebia, fara, kikirika.
Më herët në lokalin për çerdhe ishte Hasan berberi nga Dobërçani ku tuboheshin bekritë e Gilanit, pastaj aty u vendos ortari.
Mbi këto lokale ishte teneqepunesi Nexhat Pajaziti, mjeshtër i madh nga Radivojci, për shkak të së kaluarës familjare e quanin Nexhat Nallbani. Vdiq me 1976, pastaj lokali u shndërrua në dyqan të tekstilitit të organizates “Arila”.

Ishin kohërat e kujtimeve që zgjonin kurreshtje për ditët shkollore. Sa herë kemi kaluar sokakut në drejtim të kopshtit të fëmijëve ku drejtoreshë ishte Makfire Osmani.

Me 1978, në cilësinë e mjekut, shkoja në orët e hreshme të mëngjesit t’i kontrolloja fëmijët e kopshtit. Zhurma e disa fëmijëve ishte si e bletëve, disa ende me sy të mbyllur ecnin si të automatizuar.
Kohërat ecnin me elemente përmbajtësore, ndërsa sot erozioni i kohës dhe brutaliteti i njeriut bëhen të pamëshirshme si me qenë kohë e të qarturve! Çfarë do të kishte shkruar Xhorxh Orveli për koën e zbaticës sonë… /Nga dr.Shevqeti, editori: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here