Home Dikur/dje dhe sot/ Kush ishin kryetarët e Komunës së Gjilanit deri në vitin 1999? /Gjilani...

Kush ishin kryetarët e Komunës së Gjilanit deri në vitin 1999? /Gjilani në mes viteve 1948 e 2002/ Kthimi në kohë/43/

188
0

Gjilan, 3 maj 2021 – Në kronikën e radhës për historikun e qytetit të Gjilanit, dr. Shevqeti shpërfaq rrëfimin e babait të tij, Ramushit, i cili ka jetuar në Çarshi ‘mëhallë’, se me 1947 pushteti kohës e ka rrënuar ‘Kaushën’ famëkeqe ku ishin bërë keqtrajtimet e qytetarëve të Gilanit gjatë viteve 1941-1945.

Objekti i Komunës së Gjilanit deri me 1999


Pastaj, kanë filluar ndërtimin e dyqaneve në të njëjtin vend. 8 dyqane dhe një restoran u ndërtuan aty, objekti ishte objekt njëkatësh, por pas 4 viteve u vendos që në këtë vend të ndërtohet objekti i Komunës së Gjilanit në formë të shkronjës “U”, ndërsa
në vendin ku ishte restoranti u bë hyrja për objektin e Komunës. Lokalet në katin e parë mbeten dyqane. Dy dyqanet e para ishin tekstil, një librari ku punonte Mika, një shitore këpucësh ku punonte Ali Gagica.
Në katin e parë ishin zyrat, ndarsa na hyrje ishte parazyrja ku punonte Shuka që ishte rom. Ne katin e dytë ishte administrata e lidhur me zyrën e kryetarit.

Sipas dr. Shevqetit, Bejtë Novobërdaliu, i cili ishte kryetar i Komunës së Gjilanit me 1961, i ka treguar se zyra e kryetarit kishte pritoren dhe dy zyra në të majtë dhe në të djathtë. Majtas qëndronte kryetari, ndërsa nga dhoma e pritjes dilnin në terrasë për të soditur hapësirën përpara
dhe për çlodhje. Djathtas ishte tavolina e rrumbullakët ku tuboheshin zyrtarët e politikbërjes së kohës në bisedë me kryetarin e Komunës.

Me 1972 është vënë pllaka përkujtimore për viktimat në Kaushën famëkeqe në tre gjuhë. Me 24 prill 2002 ra tërmeti në Gjilan, ndodhën plasaritjet në objekt dhe zyra e kryetarit u transferua ne objektin e Mbrojtjes Popullore.
Një ditë e rrënuan objektin e Komunës, humbën gjurmët e një kohe. I zhdukën kujtimet për kryetarët e qytetit para vitit 1999!

Kështu, shumë kryetarë që kontribuan u fshinë si me gomë dhe mbetën pa biografi: Bejtë Novobërdaliu, Emin Osmani, Vukashin Jokanoviq, Branko Zhigani, Milaim Zeqiri, Fahredin Bexheti, Isa Shefkiu e disa të tjerë…


Jeta ka presje, jeta është vazhdimësi, nuk është me rëndësi a ndalesh aty, vetëm mos të kenë pikë e cila ndalon vetëm kur shkohet pas kombinatit te duhanit, në qytetin e heshtur! Te ne njerëzit nuk i duan presjet, por pikat(.), pasi jeta për ta fillon vetëm me ta! /Nga dr. Shevqeti, editori: N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here