Home Lajmet Kuvendi, turpi i këtij vendi të varfër: S’ka kuorum, ka përfunduar pa...

Kuvendi, turpi i këtij vendi të varfër: S’ka kuorum, ka përfunduar pa ndonjë vendimmarrje seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës

2875
0

Teksa u lexuan pikat e mbetura nga seancat e kaluara, kryesuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, tha se në mungesë të kuorumit nuk mundet të vazhdojnë seancat, meqë askush nga kabineti qeveritarë si dhe mungesat e shumta të deputetëve, nuk lejuan vazhdimin normal të seancës.

Ajo bëri të ditur se për seancën e re do të njoftohen nga kryesia.

Në anën tjetër mungesa e deputetëve tashmë është shndërruar në një pamje të zakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është legjislatura më e dobët, më e papërgjegjshme dhe më antipopullore në historinë e subjektivitetit të Kosovës si krahinë e si republikë. Kjo përbërje e Kuvendit nuk ka marr asnjë vendim për qytetarët dhe nevojat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Kosovë ku Qeveria dhe Kuvendi u shërbejnë klaneve dhe interesave grupore e familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here