Home Lajmet Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem:...

Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem: Është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare që t’u përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin

65
0

Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”. Liga Arabe po ashtu ka dënuar vendimin që Kosova të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Jordanit, Petra.

Kjo ligë i bëri thirrje Kosovës që të heqë dorë nga vendimi i saj kundërthënës që shkel Ligjin ndërkombëtar dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare që t’u përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin.

Kryetari i Parlamentit arab, Adel Assomi, ka theksuar se vendimi i Kosovës për ta njohur Jerusalemin, nuk ka ndikim ligjor në kuptimin se nuk do ta ndryshojë status quon historike të qytetit, duke shtuar se fati i Jerusalemit mund të përcaktohet vetëm përmes negociatave dhe jo përmes vendimeve të njëashme, që sipas tij, shkelin Ligjin ndërkombëtar.

Liga Arabe është themeluar më 1945 dhe përbëhet nga 22 shtete anëtare, ku përfshihen Egjipti, Jordania, Kuvajti, Palestina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, e të tjera.


Edhe BE-ja e ka dënuar veprimin e palës kosovare për vendimin e marr për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe për ta njohur këtë qytet si kryeqytet të Izraelit.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar si “fatkeq” vendimin e Kosovës që ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, pasi blloku evropian thotë se e konsideron si të pazgjidhur statusin e këtij qyteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here