Home Sport Lufta për titull në Superligën e Kosovës në Futboll: Cila skuadër do...

Lufta për titull në Superligën e Kosovës në Futboll: Cila skuadër do të bëhet kampion? / Analizë e Fehmi Sylejmanit/

351
0

Gazetari dhe njohësi i futbollit, Fehmi Sylejmani, ka analizuar rrjedhën vijuese të Superligës së Kosovës në Futboll, më saktësisht të tri skuadrave që janë në luftë për titull, por edhe për vendin e dytë në tabelë. Në vazhdim ai ka bërë analizë interesante proaktive dhe projeksioni i Sylejmanit i vë tri skuadra në mundësi për pozitën e parë dhe të dytë…
Vetëm tri xhiro para përfundimit të garave të Superligës së Kosovës në futboll, lufta për titull si asnjëherë më parë është e nxehtë, e paqartë dhe tepër interesante, meqë në gara janë tri ekipe, dy prej të cilave janë nga Gjilani.

Drita, Ballkani dhe Gjilani tashmë janë pozicionuar si tri skuadrat e para në tabelën e klasifikimit dhe që luftojnë për rrëmbimin e titullit të këtij edicioni.

“Janë tepër intersante dhe tejet të vlefshme për secilën skuadër, secila ndeshje e radhës sikundër që këtë garë e bënë edhe më interesante fakti që secila prej këtyre tre pretedenteve takohen njëra me tjetrën dhe këtu kalkulime nuk ka. Secila prej kësaj tresheje lufton për vete”, kështu është shprehur Fehmi Sylejmani, ish-gazetar dhe publicist e njohës i mirë i futbolllit. Sipas tij, në secilën xhiro të mbetur, do të ketë nga një përballje interesante ndëmrjet këtyre ekipeve.

“Cdo lëshim, çdo ngecje apo çdo gabim i ndonjërës nga këto tri skuadra, në cilën do xhiro të mbetu,r do të jetë fatale për ta, që de fakto dhe de jure e largon nga lufta për titull. Në këto tri javë të mbetura, vetëm Drita është paksa më e favorizuar, ngase ka tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Ballkani dhe katër më shumë se përcjellësi i tretë, Gjilani”, ka thënë Sylejmani.
Sipas tij, teorikisht dhe matematikisht, gjasat më të mëdha për t’u bërë kampion i Kosovës në futboll, aktualisht këtë vit i ka Drita, e cila i prinë tabelës me 65 pikë, e që duhet t’i sigurojë dy fitore dhe një barazim, apo të barazojë me Gjilanin dhe Ballkanin, dhe të triumfojë patjetër ndaj Drenicës.

Ndërkaq, skuadrën tjetër lokale, Gjilanin, që aktualisht është në pozitën e tretë me 61 pikë, Sylejmani ka thënë se duhet t’i fitojë të tri ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në fat, nëse Drita barazon ose humb ndeshjen e fundit me Ballkanin.

“Skuadra e dytë në tabelë, Balkani, me 62 pikë, mund të bëhet kampion, vetëm nese i fiton tri ndeshjet e mbetura ndaj Prishtinës, Gjilanit dhe Dritës”, ka analizuar Sylejmani kalkulimet e mundshme të këtyre tri xhirove. Sylejmani tutje ka shtuar se “ajo skuadër që di ta ruaj qetësinë e lojës, organizon dhe menaxhon mirë lojën, aplikon lojë presingu të kontrolluar mirë, nuk bjen nën presion të rezultateve. Këtu ka rëndësi që ajo skuadër e cila posedon lojtarë të mjaftueshëm potencialisht të të njejtave cilësi për të rifreskuar ekipin për këto tri xhiro, do të jetë pa asnjë dyshim ngadhënjimtare e padiskutueshme”, është shprehur Sylejmani.

Përderisa gjasat më të mëdha për titull, sipas Fehmi Sylejmanit, në këto momente i ka Drita, lufta për vendin e dytë do të jetë, po ashtu, shumë e nxehtë dhe mjaftë interesante dhe mbase edhe e paqartë deri në fund.

“Sipas renditjes dhe ndeshjeve, gjasat më të mëdha për pozitën e dytë tashmë i ka Ballkani, për faktin se ka një pikë më tepër se Gjilani dhe matematikisht i mjaftojnë dy fitore, derisa Gjilanit i duhen tri fitore ose dy fitore dhe një barazim”, ka analizuar edhe këtë mundësi të pozitës së dytë në tabelën e klasifikimit.

Mirëpo, Sylejmani, megjithatë, thotë se pavarësisht këtyre analizave, në futboll janë të mundshme të gjitha solucionet, përktësisht të tri rezultatet. Prandaj, pikërisht për këtë arsye futbolli është loja më e popullarziaur në botë dhe është bukuria e saj ne vete, sepse gjithmonë befasitë e bëjnë shumë më tëheqëse këtë lojë magjepse.
Për fund, Sylejmani ka theksuar se cilado skuadër nga kjo treshe që behët kampion nuk është ndonjë befasi.

/Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here