Home Lajmet Lutfi Haziri kandidat për kryetar të Gjilanit

Lutfi Haziri kandidat për kryetar të Gjilanit

87
0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.


Haziri, kryetar aktual i Gjilanit, ishte i propozuari i vetëm i Degës së LDK-së në Gjilan.


Lutfi Haziri ka falenderuar të gjitha strukturat e LDK-së, si dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Statusi i plotë i Hazirit:
”Falemnderit deri në gjunjëzim të gjitha strukturave të LDK’së për besimin që t’i prijë Gjilanit tonë edhe për një mandat qeverisës.

Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, për vizitën e sotme dhe mbështetjen e madhe.


Bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK’në në Gjilan e identifikon dhe sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu siç edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë.

Të bashkuar, duke e ruajtur njëri-tjetrin si familje, ne do të arrijmë ta ruajmë shtëpinë tonë politike.


Përpos pritjes së bashkatdhetarëve të cilët vijnë në familjet e tyre, ne do të punojmë me cdo qytetar për të dëgjuar për t’i pranuar të gjitha ato që na i thonë në sy.


Këto gjashtë javë të debatit që është organizuar, ne e kemi marrë mesazhin e qartë, ne do të punojmë që ta kthejmë ne vepër e në punë me përgjegjësi për t’i realizuar objektivat tona.


Në punojmë mbi parimin e respektit për njeriun, për familjen, respektit për ata që kanë kontribuar sepse meritokracinë nuk mund ta hudh askush për toke, e deri te ai që ka nevojë për shtëpi të ngrohtë, kulm dhe strehë.

LDK na ka mësuar që njerëzit janë të barabartë, para ligjit e para Zotit.


Gjilani do të kthehet në një qendër politike administrative universitare ashtu sic i ka hije, edhe në kuptimin urban.

Këto katër vjet do të marrë pamje krejt tjetër dhe ky nuk është vetëm vizion i imi, por edhe i të gjithë juve që keni marrë pjesë në debat.


Përpos rikthimit të madh të LDK-së, kam punuar që të ndërtohet një gjeneratë e re e politikanëve, një brez i ri që fiton vetë dhe fitoren nuk ua jep dikush tjetër. Dekada e ardhshme Gjilanin e pret me një gjeneratë të artë, e cila është e gatshme t’i fitojë zgjedhjet vetë.


Për fund, sa herë ka qenë nevoja, vendimet e mija i kam marrë duke e tejkaluar familjen time biologjike, në interes të familjes time politike sepse jam mësuar që idealet dhe qëllimet politike nuk guxojnë të shkelen për motive personale dhe interesa të vogla.

Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj”, ka theksuar Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të Gjilanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here