Home Lajmet Majmuni alkoolik do të mbetet në kafaz deri në fund jetës së...

Majmuni alkoolik do të mbetet në kafaz deri në fund jetës së tij: Ai sulmoi 250 njerëz, kafshoi fëmijët në fytyrë, një viktimë vdiq

120
0

Majmuni agresiv alkoolik nga India do të qëndrojë në një kafaz për pjesën tjetër të jetës së tij, pasi u zbulua se ai kafshoi 250 persona, sepse rezervat e tij të alkoolit u mbaruan, raporton Daily Mail.

Majmuni, i quajtur Kalua, ishte manar i një njeriu që praktikonte okultizëm dhe e ushqente ate me pije të forta në shtëpinë e tij në qytetin Indian Mirzapur.

Pasi pronari i tij vdiq, majmuni i varur ‘alkoolik’ papritmas ndaloi marrjen e dozës së tij ditore për të cilën ishte mësuar dhe u zemërua.

Më së shumti sulmoi gra dhe vajza, dhe dhjetëra fëmijë do të duhet të kryejnë operacione plastike, pasi majmuni i kafshojë në fytyrë.

Një nga 250 viktimat e majmunit 6-vjeçar Kalua, vdiq më vonë pasi ishte kafshuar rëndë, raporton Gulf News.

Kafsha e dhunshme u kap përfundimisht dhe tani ndodhet në një kafaz në kopshtin zoologjik Kanpur, ku zoologët kanë zbuluar se jo vetëm që kafsha është e varur nga alkooli, por nuk pranon të hajë erime.

Ekspertët besojnë se ish-pronari ka shumë të ngjarë ta ketë ushqyer vetëm me mish, gjë që e bën atë vetëm më agresiv. Po kështu, majmuni sulmoi punëtore femra të kopshtit zoologjik, si dhe majmunë të tjerë nëse vendosen në një kafaz të zakonshëm me te.

Kjo është arsyeja pse Kalua do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave.

24sata.hr/Përktheu dhe përshtati në shqip: N.Buzuku /Arenapress.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here