Home Kult/Arsim Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i maturantëve të dy shkollave artistike...

Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i maturantëve të dy shkollave artistike të Gjilanit

370
0

Sot, me një ceremoni solemne është shënuar diplomimi i maturantëve të dy shkollave artistike të Gjilanit: Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati” dhe Shkolla e Mesme e Muzikës.


Me këtë rast, përveç kujdstarëve të klasave dhe drejtorëve të këty dy shkllave morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, të cilët uruan maturantët për diplomimin dhe i përgëzuan e falenderuan për suksesin dhe aktivitetin që kanë treguar gjatë tre viteve të shkollimkit, edhe pse në rrethana të ballafaqimit me pandeminë.

Fjalimi i kryetarit Haziri në ceremoninë e diplomimit të maturantëve të dy shkollave artistike të Gjilanit:

“Kënaqësi me qenë në ceremoninë madhështore të diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme të artit pamor ‘Adem Kastrati’ dhe shkollës së mesme të muzikës.
Ju falënderoj për rolin tuaj si nxënës në angazhime komunitare, për performancën në ballkonin e konviktit, për performancën online në kushte pandemie, për vizatimet dhe logot që ia keni dhënë Komunës gjatë dy viteve shkollore të vështira si pasojë e pandemisë.
Ju po e mbyllni maturimin me dy pamundësi, mbrëmja e përbashkët e maturës dhe ekskursioni që është pjesë e kurrikulës. Por, ju keni lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin gjilanas. Ju uroj suksese në fillimin e ri!”

/N.B./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here