Home Lajmet Mësimi fillon nesër /Na priftë e mbara!/

Mësimi fillon nesër /Na priftë e mbara!/

96
0

Viti i ri shkollor fillon nesër, e hënë, me 27 shtator 2021, kështu ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka theksuar se gjatë kësaj kohe ka vizituar shumë shkolla dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonëse situata me pandeminë na ka sjellë në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor, është shprehur Nagavci.

Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.
Sipas ministres Nagavci “mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat”.
Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor: bartja e maskës, mbajtja e distancës së përcaktuar, higjiena e duarve dhe të gjitha masat tjera të përshkruara në Udhëzues. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Kjo është mënyra më e mirë për të vënë pandeminë nën kontroll, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.

Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet përfshirë edhe prindërit, do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor, ka nënvizuar ministrja Nagavci.


Gjithashtu, duhet theksuar se me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ( IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kthimi në shkolla nënkupton që në klasë nuk mund të jenë më shumë se 20 nxënës, kështu që klasat që kanë nxënës më shumë se 20, mësimi duhet të organizohet në grupe për të shmangur pasojat nga virusi COVID-19.

/Fotot nga arkiva e gazetës. Drejtori i shkollë dhe profesorët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, të cilët e nderojnë shkollën dhe jo vetëm me punën e tyre përkushtuese e të palodhshme: Sami Hoxha (drejtori), profesorët: Mejdi Musliu, Njomza Hajrullahu, Florije Korça, Sadije Bunjaku, Kudret Rexhepi, Kastriot Kurti e shumë të tjerë që do t’i prezantojmë në ditët që vijnë. Fotot janë marr për të ilustruar fillimin e vitit të ri shkollor që nis të hënën, me 27 shtator 2021.

Na priftë e mbara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here