Home Extra Ministri që nuk e merr vdekjen seriozisht!

Ministri që nuk e merr vdekjen seriozisht!

159
0

/Nga Kimete Berisha/

Armend Zemaj e ka kriju karrierën politike duke u viktimizu, (gati si të gjithë politikanët e Kosovës) djali u bë politikan në shpinë të ‘viktimave’, e tash, qé, ja pruni Zoti, po e humb rrugën në oborrin e viktimave.

Nuk ka hair prej ‘vdekjes’ së huaj, përveç kur vdesim vetë, s’i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë interes prej ‘saj’, se mund të jetë, dhe sigurisht ‘vdekja është pjesë e jetës’.

Ministri ka kohë m’u peshqilu, por s’ka kohë m’u deklaru ‘pak’ për situatën e 12-të vdekjeve…

Si ministër i shëndetësisë, e sheh oborrin e Infektivës të mbuluar me bërllog, e kaosi nuk ia vret sytë.

Cili virus ju pengon shqiptarëve me pastru bërllogun apo çfarë problemi kanë shqiptarët që sillen thuajse secili shqiptar e ka një pastruese pas vetes.

Kaos, kah t’rrotullesh.

Armend Zemaj duhet t’ia liroj postin dikujt që e merr vdekjen seriozisht, e nuk e ‘politizon’ atë, se nuk bëhet eufemizëm me vdekjet, nuk po ndodh pandemia për inat tëndin, sqarojani
djalit.

E Avdullah Hoti po sillet si Skënderbeu, thujse ‘na e ka sjell lirinë e lëvizjes’ që na e privoi Albini.
Por, Albini na mbronte nga vdekja, sepse ne nuk jemi të rrezikuar nga robëria, por nga infektimi…Tani neve na duhet me shpëtu, e jo me ladru të lirë drejt rrezikut.

Pra, secili ministër po e shfrytëzon situatën për t’u bërë ‘dikushi’, diçka që s’do ta përjetoni kurrë.

Dikushi nuk bëhesh fals, duke vjedhur pushtetin dhe duke fshehur ‘të vdekurit’.

Dikushi të bën vetëm dhe ekskluzivisht nderi.

Lirojani vendin dikujt që e din sa sahati, e jo Armendit që ‘nuk i bëhet vonë, as në orët e vona’, e që në ditën më të rëndë të pandemisë, u thotë gazetarëve ‘Hajt se shihemi më vonë’.

Pra, s’ka kohë as t’i ngushëllojë familjarët e të vdekurve.
Kaq VIP që është.

P.S.-Shëmti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here