Home Kult/Arsim Ministria e Arsimit tregon orarin e kompensimit të ditëve të humbura të...

Ministria e Arsimit tregon orarin e kompensimit të ditëve të humbura të mësimit

43
0

Për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit shkollor mësimi fillon të hënën, me 27 shtator 2021.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar njoftim për kompensimin e 18 ditëve të humbura mësimore për shkak të situatës me virusin COVID-19.

Në njoftim thuhet se orët e humbura për këtë vit shkollor do të bëhet ditëve të shtuna dhe në këto dite të tjera.
Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021;
Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021;Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);
Në muajin janar, 2022 zëvendësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;
Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.Kurse për nxënësit e klasave 9,10 dhe 11-të zëvendësimi I orëve do të bëhet në muajt qershor, korrik, gusht dhe shtator të vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here