Home Lajmet Molliqaj godet zyrtarin policor – ja kauza e një ‘partie’ fiktive…!

Molliqaj godet zyrtarin policor – ja kauza e një ‘partie’ fiktive…!

123
0

Disa anarkistë në Prishtinë sulmojnë intitucionet e shtetit, madje ngrisin dorë edhe kundër policisë së shtetit!
Policia është e shtetit të Kosovës, është e popullit, nuk është e Serbisë, ndërsa Molliqaj po e ngatërion policinë dhe republikën, mendon se duke goditur policinë e shtetit arrin të mbledh ndonjë ‘votë’.


Sikur polici të ishte i Serbisë Molliqaj nuk do të kishte as zëmër as fuqi ta prekte me gisht e lëre ta godiste me shqelm!

Një grup anarkistësh të një partie fiktive që nuk guxon të matet në zgjedhje për mungesë elektorati, po përdor veprime kriminale kundër rendit dhe ligjit.
Skajshmërisht të frustruar që nuk kanë asnjë ndikim politik në shoqëri, ky grup minor dhe me zero fuqi politike, po përpiqet të imponohet me dhunë.

Një video e publikuar nga Indeksonline tregon se cila është kauza e këtij “subjekti politik” pa anëtarësi – dhuna, ku shihet se si “kryetari i PSD-së”, pra i partisë fiktive, godet me shqelm zyrtarin policor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here