Home Kult/Arsim Na ishte dikur ‘Peace wall’/’Muri i paqes’/, për ata që nuk e...

Na ishte dikur ‘Peace wall’/’Muri i paqes’/, për ata që nuk e dijnë që ka ekzistuar…

93
0

/Nga Magbule Xhemaili/


“Peace wall”, projekt i financuar nga organizata UMCOR. Dimensionet e e muralit ishin 4.70m x 14.70m. Ne ishim të sapodalur nga lufta të etur për paqe, ashtu dhe bëmë thirrje përmes këtij murali të bëjmë pajtim mes komuniteteve…

Atëherë morëm leje edhe nga kryetari i komunës për realizimin e këtij projekti në një ndërtesë publike përballë me teatrin e qytetit, banorët e mirëpritën.

Në këtë projekt punuam me devotshmëri e përkushtim të madh, ishim disa artiste, në fakt unë e kam pas idejuar dhe e fitova projektin në vlerë prej 8450 DM, (po e lë anash modestinë). Për realizimin e këtij projekti i ftova të më bashkangjiten edhe shtatë piktorë dhe dy arkitektë të cilët asokohe ishin studentë të fakulteteve të arteve dhe arkitekturës, ata ishin:

Bekim Korça,

Armenda Rexhepi,

Kaltrinë Berisha,

Ardian Rexhepi,

Artan Bajrami,

Ganimete Leka,

Dhulkarnej Hajdari,

Veton Spahiu,

Roland Masurica.

Të gjithë punuam vullnetarisht në këtë projekt të madh, ishte përvojë e veçantë për ne, ishim shumë të ngazëllyer! Gjatë punës në mural ishim vazhdimisht në vëzhgim të profesorëve: Nagip Berisha dhe Avni Xh. Behluli.

Pikturuam nëpër skele për dy javë. Murali u zbulua me datë 23.06.2001. Na ndanë edhe mirënjohje falenderimi.

Për aq kohë sa ekzistoi u bë identifikim i qytetit të Gjilanit. Papritmas ky mural u zhduk brenda ditës nga një kompani e kontraktuar për ngjyrosje të gjithë objektit, për të vendosur një reklamë pastaj mbi të!(Nuk me kujtohet data kur ndodhi kjo, ka disa vite). Nuk na pyeti askush! U dëshpëruam mjaft, u zhduk një mural me vlerë të lartë artistike. Fatmirësisht, më kanë mbetur edhe disa fotografi të tjera përveç këtyre.

Athua si ndjehet investitori po të vije për ta parë nëse ekziston ende apo është dëmtuar “Peace wall” – “Muri i paqes”?! Kaq po më kujtohet për momentin…

Apeli im:T’i ruajmë veprat artistike të punuara me shumë mund!/Mbaj të drejtat autoriale për fotografitë./

/www.kohapressnews.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here