Home Lajmet Nagavci: MASHTI ofron mbështetje të plotë – procesi (i vonuar) i mësimit...

Nagavci: MASHTI ofron mbështetje të plotë – procesi (i vonuar) i mësimit në Kamenicë të realizohet me sukses

63
0


Ministrja e Arsimit, Shekncës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, vizitoi sot dy shkolla në Busavatë dhe Karaçevë e Poshtme të Kamenicës. Ajo ka përsëritur se MASHTI i ka bërë të qartë Komunës së Kamenicës se është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen në ofrimin e kushteve të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohet e drejta për shkollim.


“MAShTI edhe njëherë ua ka bërë të qartë Komunës së Kamenicës se është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen në ofrimin e kushteve të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohet e drejta për shkollim”.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka vizituar të premten shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme, si dhe shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë të komunës së Kamenicës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër për mbarëvajtjen e procesit të mësimit të përshpejtuar alternativ, njofton Klan Kosova.

“Ministrja Nagavci edhe njëherë ka ofruar mbështetjen e MAShTI-it që ky proces të realizohet me sukses. Mësimdhënësit e këtyre shkollave u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë punën në mënyrë që mësimi i përshpejtuar të realizohet ashtu siç është paraparë”.

“Vendimi i MAShTI synon që përmes mësimit alternativ të përshpejtuar të kompensohen orët e humbura për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (I-V) dhe nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX)”.
Nxënësit e disa shkollave fillore të disa lokaliteteve të Kamenicës kanë humbur shumë orë mësimi sipa pasojë e reformës në arsim të inicuar nga kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, por që nuk është përkrahur nga prindërit, qytetarët dhe mësimdhënësit.

MASHTI ka kërkuar në mënyrë të prerë që orët e humbura mësimore të kompensohen përmes mësimit alternativ të përshpejtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here